Open Data Albania po hulumton mbi detyrimet e prapambetura Shtetërore që rezultojnë deri në fund të vitit 2020. Këto detyrime konsiderohen si borxh i fshehur pasi nuk përfshihen në shifrat e borxhit publik total që raportohen nga Ministria e Financave.  Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga raportet periodike zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbi detyrimet e prapambetura në nivel qendror dhe vendor. Stoku po totali i detyrimeve pwrbwhet nga fatura të papaguara të cilat janë lëshuar pranuar dhe ka kaluar një afat gjashtëdhjetë ditor nga data e pranimit; pagesa të njohura në bazë të një detyrimi ligjor apo kontraktor dhe detyrime për Rimbursim TVSH.  Të tilla mund të jenë edhe pagat apo kontribute të detyrueshme për sigurim shëndetësor e shoqëror. Tek ky stok detyrimesh të prapambetura vendosen edhe vendimet gjyqësore të formës së prerë me efekte financiare. Në fund të vitit 2020 ky Stok detyrimesh të prapambetura shtetërore përllogaritet të jetë në vlerën 23.82 miliard lekë ose në euro rrethe 192.5 milion euro. Këto detyrime janë 56.32 milion Euro Detyrime të Qeverisë Qendrore; 57.04 Milion Euro të Njësive Vendore të Qeverisjes Bashki; dhe 79.17 milion euro të prapambetura nga rimbursimi i TVSH.


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Duke krahasuar këtë kategori borxhi të fshehur apo njohur si detyrime të prapambetura, me disa tregues standard ekonomik na rezulton që detyrimet janë sa 5.8% e të ardhurave tatimore të vitit 2020.


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Duke përllogaritur në total borxhin shtetëror të njohur si borxh publik plus detyrime rezulton që Borxhi në fund të vitit 2020 ka kapur masën 79.4% të Produktit të brendshëm Bruto. Nëse borxhet e krijuar nga detyrimet e prapambetura që rezultojnë në 2020 do të ishin pjesë e llogaritjes së Borxhit Publik, atëherë borxhi për vitin 2020 nuk do të rezultonte 77.9% e PBB-së sikurse raportuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Buletinin e Borxhit Q4 2020, por do të zinte rreth 79.4% të PBB-së, pra borxhi publik do të ishte 1.5% më i lartë nëse përfshin dhe borxhet ‘e fshehura’.

Detyrimet e prapambetura në total na rezultojnë sa 70% e Projektit të Rindërtimit.


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse e shohim më të detajuar këtë total detyrimesh  na rezulton Tatimi mbi Vlerën e Shtuar TVSH në vendin e parë, na rezulton që pjesën më të mardhe e përbëjnë detyrimet për shkak të Investimeve të kryera nga Privati përmes një kontraktimi publik dhe ende të palikujduara; më pas vijnë të Vendimeve Gjyqësore të Prapambetura. Praktikisht këto detyrime janë sipas fotografisë së bërë nga vetë institucionet shtetërore ku nuk përjashtohet mundësia të mos jenë reflektuar vendime për dëmshpërblime nga Arbitrazhe dhe gjykime dëmi.


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse analizojmë strukturën e detyrimeve të prapambetura sipas llogarive kryesore ekonomike, shikojmë se qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë gjeneruar detyrime në 11 kategori shpenzimesh, si: Vendime Gjyqësore, Shërbime, Mirëmbajtje, Investime, Rimbursim i TVSH, Mallra, Të tjera, Sigurime Shoqërore, Sigurime Shëndetësore, Të Ardhura Personale dhe Tatime të Tjera. Këtu është përjashtua Detyrimi për Rimbursim TVSH.


Të dhënat: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Kategori me detyrime të prapambetura janë edhe  Sigurime Shoqërore rreth 209.0 milionë lekë ose Sigurime Shëndetësore në masën 24.5 milionë lekë; Tatime të tjera në shumën 8.5 milionë lekë. Pra institucionet publike kanë borxhe të pashlyera kundrejt subjekteve private apo dhe kundrejt institucioneve të tjera publike, si Fondi i Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore etj.

Nëse shikojmë kategorinë e shpenzimeve ku rezulton borxhi më i lartë sipas qeverisë do të shikojmë se qeveria qendrore ka akumuluar më shumë detyrime të prapambetura në kategorinë Vendime Gjyqësore, konkretisht 50% e borxhit të prapambetur ose 3.5 miliardë lekë. Kategoria e dytë ku rezultojnë më shumë borxhe janë Investimet, përkatësisht 18% e detyrimeve të qendrorit dhe vijon shpenzimet në kategorinë Të tjera me 16 %, Shërbime 7%, Mirëmbajtje 4%, Sigurime Shoqërore 3 % , Mallra 1%.

Ky përshkrim i detyrimeve të prapambetura dhe borxhit të fshehur është bërë mbi të dhëna deri në dhjetor 2020. Vlerësimi bazohet në raportime dhe njohje të detyrimit nga Institucionet Buxhetore dhe nuk përjashtohet mundësia për detyrime të formës së prerë dhe ende janë shënuar dhe kontabilizuar në llogaritë institucionale.

Shkarko excel: Detyrime Shtetërore të Prapambetura Dhjetor 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania