Kontraktimet me statusin e Klasifikuar, janë blerje shërbimesh apo pajisjesh për të cilat për arsye sigurie autoriteti shtetëror nuk bënë njoftim publik dhe nuk publikon të dhëna dhe drafte të kontratës.
Duke qenë kontraktime të mbyllura pa garë, më një grup të caktuar kontraktorësh, pa oferta konkurruese të hapura ky grup veprimesh shpesh mund të karakterizohet edhe nga defekte të konkurrimit dhe konkurrencës.
I vetmi informacion që vjen për këto kontrata është ai përmes Transaksione Thesari ku Kompanitë Klient përfitues paguhen për shërbimin.
Një nga autoritetet që është legjitimuar për të kryer Kontrata të Klasifikuara për qëllime të sekretit dhe sigurisë shtetërore është AKSH-i, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Për periudhën 2019, 2020 dhe gjashtë mujori i parë i vitit 2021, përmes thesarit vetëm autoriteti shtetëror Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka realizuar 481 transaksione, me vlerë totale prej 2 381 286 535 Lekë (2.38 miliard). Lista e transaksioneve, përfituesve, vlerave dhe datave të ekzekutimit të pagesës është në link si vijon.

https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/inst_code/1087006/termi/klasifikuar