Google Analytics njofton me raportim mujor se faqja prokurimetransparente.al ka arritur në muajin Gusht 21.3 % më shumë Vizitor Unik (Users: 24.5% më shumë Sesione të vizituara. Dhe kjo për muajin Gusht, ku faqja nuk ka qenë nën fushatë për vizibilitet , e madje edhe përditësimet korrente kanë qenë më modeste për shkak të disa pushimeve vjetore Staf. Duke mos qenë një faqe me lajme gossip , këshilla për bukuri dhe mirëqenie, faqja me vizita të konsoliduar në numër, tregon se audienca në gjuhën shqipe ka filluar të fitojë kulturën e #monitorimit të #prokurimeve dhe #kontraktimeve shtetërore. Lajm i Mirë! Më tej databazat që janë vendosur në openprocurement.al kanë dobishmëri në akses #informacion , #data dhe #dokumente. Punë e mirë nga stafi yni  #Sabina #Anila #Megi dhe mirëbesim nga donatorët e Projekteve Sida, Ambasada e SHBA-se dhe NED.
Në këtë web faqe të gjitha pasaportat për tendera dhe kontraktime sipas Sektorëve (dhe viteve):

#Bashki
#Programi i Rindërtimit pas Tërmetit
#Tendera Shëndetësi
#Tendera Fondi Shqiptar i Zhvillimit
#Tendera Autoriteti Rrugor Shqiptar
#Tendera Ndërmarrje Shtetërore
#Axhensia e Blerjeve të Përqendruara
#Kontraktime PPP / Koncesione

Secila nga DataBazat më lart ka edhe një Rubrikë ku evidentohen tendera me risk për #korrupsion dhe mungesë #konkurrence. Evidentimi bëhet sipas algoritmit tonë për RedFlag, algoritëm i krijuar sipas modeleve vlerësuese të #Transparence International dhe Open Contracting Parnership.


Na ndiqni OpenPocurement.al dhe na shkruani [email protected]