Progres Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë, vlerëson se ka Progres të Mirë (good progres) sa i takon adoptimit të Ligjit të ri për Prokurimet, sipas Standardeve EU. Por Ndërkohë Qeveria Shqiptare shmang dhe anashkalon këtë Ligj duke përdorur për kontraktime Ligje të Veçanta. Rast Tipik janë kontraktime për Rindërtimin pas Tërmetit, Program Afatmesëm i Buxhetit të Shtetit, planifikimi rreth 100 miliard Lekë. Kontraktimet po bëhen në anashkalim me Legjislacionin sektorial sipas Aktit Normativ Ligj 97/2019. Ky akt fuqi ligji, cënon të drejtën kushtetuese për Liri Ekonomike, dhe krijon terren për klientelizëm dhe favorizim. Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar me Padi të bëj shfuqizim të Ligjit 97/2019. Padia është dorëzuar më 28 shtator 2021, dhe ende nuk ka një datë për shqyrtim kundër një Ligji të Qeverisë Shqiptare me pasoja të rënda financiare. Deri tani kontraktimet për Rindërtim janë bërë nga Ekzekutivi dhe Bashkitë Kryesore. Padia jep argumente se çfarë efektesh negative ka aplikimi i Ligjit të Veçantë kundrejt Legjislacionit të Hartuar sipas Standardeve EU.
- Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2016 Renditje
- AIS partner në Projektin C1-EU-NPA, në Përmbushjen e Kapitujve Negociues (Cluster 1), dhe Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri