Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e  Stokut të Borxhit Publik në Shqipëri që nga viti 2000 deri në vitin 2022 . Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Statistikave, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Për vitin 2022, të dhënat vjetore janë të planifikuara dhe raportuara në Raportet e Autoriteteve Shtetërore.

Për vitin 2022, stoku i Borxhit Publik është planifikuar të jetë rreth 1,40 biliardë Lekë, me një rritje prej 78.6 miliardë Lekë apo 6% krahasuar me stokun e borxhit publik të planifikuar për vitin 2021. Kjo nënkupton një kosto për frymë rreth 496,040 Lekë apo rreth 4,099 Euro për banorë. Krahasuar me vitin 2017, një qytetar Shqiptar parashikohet të paguajë rreth 117,343 Lekë më shumë, me një rritje të kostos për frymë prej 31%, për këtë pesëvjeçar.

Për 9-mujorin e vitit 2021, Borxhi Publik faktik llogaritet në nivelin 1,28 biliardë Lekë (rreth 10.7 miliardë Euro) apo 76.2% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-së).  Në vlerë nominale, vetëm për periudhën Janar-Shtator 2021, Stoku i Borxhit Publik është rritur me 57.9 miliardë Lekë krahasuar me totalin e stokut të borxhit publik të të gjithë vitit 2020. Sa i përket vitit 2020, deri në fund të këtij viti, borxhi publik është llogaritur në vlerën 1,22 biliardë Lekë apo sa 77.9% e PBB-së. Në fund të vitit 2020, shënohet një rritje prej 111.6  miliardë Lekë apo  10% më shumë krahasuar me vitin 2019.

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021), Treguesit e Borxhit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
* Për 9-mujorin 2021, të dhënat janë paraprake nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Rritja e stokut të Borxhit Publik që prej vitit 2019 ka ardhur si rezultat i rritjes së huamarrjes nga qeveria si pasojë e thellimit defiçitit për shkak të realizimit të ulët të të ardhurave  dhe rritjes së shpenzimeve gjatë vitit 2020, nevojave të rindërtimit nga tërmeti i Nëntorit, situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19. Raporti i Buxhetit Faktik 2020 paraqet vlerat e mëposhtme konkretisht: Realizimi i të ardhurave për vitin 2020, ishte 425.9 miliardë lekë, rreth 34.4 miliardë lekë ose 7.5% më pak se viti 2019. Ndërsa realizimi i shpenzimeve gjatë vitit 2020 shënoi e 536.2 miliardë lekë, janë 44.3 miliardë lekë rreth 9 % më shumë se në vitin 2019. Fondi i Rindërtimit 2020 i planifikuar në masën 32 miliardë lekë nga i cili, 29 miliardë lekë janë Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit dhe 3 miliardë lekë janë Grante. Fondi i masave të marra Anti-Covid 19 me një total prej 42.6 miliardë Lekë, i ndarë në fonde buxhetore (paketa sociale anti-covid, vaksinat, emergjenca të tjera në kuadër të Covid 19) gjithsej 16.6 miliardë Lekë dhe 2 Garancitë Sovrane prej 26 miliardë Lekë.

Emetimi i Eurobondit në Qershor 2020 (në vlerën 650 milionë Euro, me maturitet 7 vjet dhe normë interesi 3.5%), ka shënuar rritje të Borxhit Publik.  Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Nëntor 2021, ka njoftuar për emetimin e një tjetër Eurobondi në tregjet ndërkombëtare (në vlerën 650 milionë Euro).

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021), Treguesit e Borxhit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
*Stoku i Borxhit përfshin Borxhin e qeverisë Qendrore, Lokale dhe borxhin e garantuar (të jashtëm dhe të brendshëm në total)
* Për 9-mujorin 2021, të dhënat janë paraprake nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Që prej vitit 2012, vihet re një rritje e Borxhit Publik si përqindje e PBB-së, mbi nivelin 60% që është një nga kriteret e institucioneve ndërkombëtare. Gjithashtu edhe në Ligjin Organik të Buxhetit nr.57, datë 02.06.2016  përcaktohet se çdo vit borxhi publik vjen në ulje deri sa të arrijë poshtë kufirit 45% e PBB-së (Neni 4 i Ligjit Organik të Buxhetit). Konkretisht  për vitin 2020, ky tregues shënon 32.9 pikë përqindje më shumë se sa kufiri i lejuar.

Por  pesha e Borxhit Publik ndaj PBB-së do të ishte më e lartë nëse në llogaritjen e Stokut të Borxhit Publik përfshihen detyrimet kontigjente që vijnë si rezultat i Koncesioneve dhe PPP-ve të cilat trajtohen jashtë bilancit shtetëror, pra nuk kontabilizohen; garancitë qeveritare; detyrimet e shoqërive publike; faturat e larta të Arbitrazheve, apo dhe detyrimet të tjera të fshehura implicite që vijnë nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që janë aktualisht skema defiçitare, duke rritur kështu presionin e borxhit në periudhë afatgjatë.

Përshembull po të marrim në konsideratë vetëm vlerën e  PPP dhe Koncesioneve që janë me mbështetje buxhetore (në total 13 kontrata), stoku i detyrimeve kontigjente deri në fund të vitit 2020, shënon vlerën rreth 181.5 miliardë Lekë. Nëse kjo vlerë i shtohet Borxhit Publik të vitit 2020, atëherë në vlerë nominale Borxhi Publik do ishte rreth 1,40 biliardë Lekë apo rreth 90% e PBB-së së vitit 2020, pra 12.1 pikë përqindje më shumë se Borxhi Publik ndaj PBB-së së vlerësuar për të njëjtin vit.

Po të shtojmë edhe koston faktike prej 109.4 milionë Euro që detyrohet Shteti Shqipar për Arbitrazhet Ndërkombëtare deri në vitin 2020, Borxhi Publik në vlerë nominale do të jetë rreth 1,42 biliardë Lekë apo 90.2% e PBB-së së vitit 2020.

Krahasuar me Rajonin, Shqipëria zë vendin e dytë me borxhin më të lartë publik si përqindje e PBB-së për vitin 2020, pas Malit të Zi që shënon vlerën 90.7% e PBB-së. Shteti me nivelin më të ulët të Borxhit Publik ndaj PBB-së është Kosova me 22.4% e PBB-së për vitin 2020.

Burimi:Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2021, Të dhëna nga Kuadri Makroekonomik e Fiskal 2022-2024, si dhe nga Borxhi
Për vendet e rajonit, të dhënat janë marrë nga Banka Botërore, Regular Economic Raport, Fall 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
* Për vitin 2021, të dhënat janë të parashikuara

Stoku i Borxhit Publik të një vendi është totali i borxhit publik të brendshëm dhe të jashtëm që ende nuk është shlyer një vit të caktuar. Stoku i Borxhit Publik përfshin Borxhin e Brendshëm dhe Borxhin e Jashtëm të Qeverisë Qëndrore dhe Vendore, si dhe Borxhin  Garantuar, i cili konsiston në detyrimet e borxhit të sektorit publik dhe privat, shërbimi i të cilit është i garantuar në bazë të marrëveshjeve nga Qeveria.

Për një informacion më të detajuar mbi llogaritjet aksesoni materialin në Excel që shoqëron këtë artikull.

Shkarko excel: Stokut i Borxhit Publik janar 2022, Ecuria 2000-2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania