Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore për Shëndetësi planifikuar për vitin 2022. Sipas klasifikimit funksional shëndetësia është një nga dhjetë funksionet që garantohen nga shteti. Në këtë funksion përfshihen shpenzime për: Produktet mjekësore, aplikimet, dhe pajisjet; Shërbimet ambulator (për pacientet e jashtem-pra që nuk kërkojnë hospitalizim); Shërbimet spitalore; Shërbimet e shëndetit publik; kërkim dhe zhvillin në sektorin e shëndetësisë etj të paklasifikuara por që lidhen me Sektorin.
Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga tabelat fiskale shoqeruese Ligjit nr. 115/2021 ‘Për Buxhetin e Vitit 2022’. Tek Shpenzimet e analizuara për shërbim shëndetësor janë konsideruar vetëm shpenzimet që mbulohen me fonde publike nga shteti si përgjegjës për ofrimin publik të kujdesit shëndetësor, pra nuk konsiderohet ofrimi privat i shërbimeve mjeksore.
Për vitin 2022 planifikohen rreth 65 miliardë lekë nga Buxheti për ofrimin dhe garantimin publik të funksionit shëndetësor nga 638 miliardë lekë që është planifikuar totali i shpenzimeve buxhetore. Shpenzimet për Shëndetësinë janë planifikuar sa 10.2% etotalit shpenzime buxhetore të vitit. Kjo vlerë parashikon rritje nominale të mbështetjes buxhetore për shëndetsinë me rreth 7.5 miliardë lekë më shumë së plani i vitit 2021.
Shpenzimet Shëndetësi zënë 3.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Nga këto fonde, rreth 58 përqind ose 37.85 miliardë lekë janë financim për skemën e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të për Kujdes Shëndetësor (FSDKSH) planifikuar për vitin 2022.
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Referuar klasifikimit ekonomik të shpenzimeve pra sipas natyres së transaksionit, vërehet se shpenzimet korrente dominojnë shpenzimet e shëndetsisë, përkatësisht rreth 95.6 përqind kundrejt vetëm 4.4% Investime. Shenzimet korrente janë për: paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli; kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore; mallra dhe sherbime te tjera; subvencionet; transferimet korrente te brendeshme; transferimet korrente jashte; transferta per buxhetet familiare dhe individet; fondi i veçante dhe rezervat. Nga ana tjetër shpenzimet kapitale apo investime janë thuajse të papërfillshme në shëndetësi 4.4% ose 2.9 miliardë lekë.
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Pavarësisht rritjes së financimit të shpenzimeve shëndetësore, niveli mesatar i shpenzimeve për banorë sektori Shëndetësi Publike, mbetet në nivele të ulëta. Referuar planifikimit për vitin 2022, nëse shpenzimet totale për shëndetësi do të përktheheshin në shpenzime për banor, rreth 22 679 (njëzet e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë janë shpenzime vjetore në shëndetsi për banor. Ky mbulim shëndetësor është pothuaj sa detyrimi direkt për kontribut shëndëtsor që paguhet nga një individ me pagë mesatare (56 mijë lekë). Duke konsideruar detyrimin e kontributit shëndetësor në masen 3.4 përqind e pages mujore (1.7% nga punëdhënës dhe 1.7% nga punëmarrës) një individ me pagë mesatare paguan total rreth 23 mijë lekë në vit. Megjithatë ky nuk është detyrimi i vetëm që paguan qytetari për kontribut shëndetësor. Po nga buxheti i shtetit planifikohen për financimin e Fondi të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor rreth 15 miliardë lekë, këto financohen nga kontribute e të tjera, pra nga kontributet që zbriten nga paga, ndërsa pjesa më e madhe ose 37.8 miliardë lekë janë transfertë e buxhetit të shtetit nga taksa apo të ardhura të tjera që Shtetit i transferon për Fondin për të mbuluar shërbimin mjekësor publik në tërësi. Kjo transfertë financohet nga të ardhura nga taksa apo tatime apo burime të tjera që mblidhen, që do të përkthehej si një pagesë shtesë vjetore me mesatare për banor rreth 13 mijë lekë. Pra një qytetar që ka një pagë mesatare paguan drejtpërdrejtë 23 mijë lekë si detyrim për kontributin shëndetsor, por paguan dhe 13 mijë lekë si detyrime taksash apo të tjera për të mbuluar shpenzimet shëndetësore për popullsinë jo aktive ekonomikisht. Detyrimi total për shpenzime shëndetësore vjetore për një individ të punësuar me pagë mesatare rezulton rreth 36 mijë lekë, ndërkohë që shpenzimet për shërbim shëndetësor për banorë në Shqipër rezultojnë më pak 23 mijë lekë.
Burimi: MFE, INSTAT (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Nga analiza kosto-përfitime konstatohet se detyrimet e një individi me pagë mesatare apo pagë mbi atë mesataren, janë shumë më të larta se mbulimi shëndetësor që përfitojnë publikisht nga shteti. Por edhe një individ me pagë minimale paguan më shumë detyrime direkte dhe indirekte për mbulim shëndetësor krahasuar më nivelin mesatar të përfitimit. Sa më e larta paga që përfiton një i punësuar aq më i lartë dhe kontributi shëndetësor që paguan, kështu hendeku detyrim-përfitime sa vjen e thellohet.
Defekti dhe Deficiti në Skema dhe Fonde Publike të Detyrueshëm për efekt Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore, vjen në thellim. Kjo e ndikuar edhe nga politika fiskale që aplikon shteti ku vetëm të punësuarit tatohen në mënyrë progresive. Janë rreth 48% të të punësuarve në vend të deklaruar si të punësuar me pagë minimale ose të vetëpunësuar. Kategoria e dytë më shumë se grup me të ardhura të vogla nga aktiviteti, përkon me individ që kanë zgjedhur të përfitojnë nga angazhimi profesional si persona fizik të vetëpunësuar , ku detyrimet tatimore janë minimaliste krahasuar me detyrimeve që kanë të rrogëtarët.
Shkarko excel: Shpenzime Buxhetore për Shëndetësi, Kontrubuti i Detyrueshëm Shëndetësor dhe Shpenzimet mesatare për Frymë 2022Komente dhe Analiza : Open Data Albania