Lënda: Kërkesë për Informim mbi arsye të Mungesës së të Dhënave QKB Kontraktorë në Tender dhe Përfitues Buxhetor

Për:     Qendra Kombëtare e Biznesit

Cc:       Axhensia e Prokurimeve Publike

Nga:    Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF

I nderuar zyrtar i Institucionit,

Duke shprehur konsideratë dhe duke uruar rezultate pozitive në punën tuaj, në emër të organizatës Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF,  po parashtorjmë  Kërkesën për Informim dhe Publikim Online si më poshtë. Kërkesa synon të nxisë transparencë, llogaridhënien dhe besimin publik.

Kompanitë si vijon (të listuara) janë verifikuar gjatë muajit dhjetor 2021, si Subjekte që kanë Fituar Kontrata Publike në Tenderim, ose arkëtuar Fonde Publike përmes Transaksione Thesari. Megjithëse kemi emër dhe NIPT dhe Identifikuar nga dokumentacioni i publikuar nga Thesari apo nga Autoritetet Prokuruese, në kërkim në QKB (kërkimi online) për këto subjekte rezulton:

  • nuk ka të dhëna fare, ose
  • subjekti është i thirrur për plotësim dokumentacioni por ndërkohë fiton kontrata me institucione publike pa plotësuar detyrimet në QKB.

Kërkesa Jonë për Informim synon qartësim të arsyes pse mungon në QKB ky informacion, ose pse nuk ka fare të dhëna Regjistri juaj (pjesa e kërkimit) për subjektin.

Dhe konkretisht Subjekte:

  1. Ndërmarrja Industriale nr 1, me NIPT J61827081K, ndërmarrje me zotërim publik shfaqet në sistemin e Pagesa Thesari si përfituese e Fondeve Buxhetore në kategorinë të ndryshme shpenzimesh, në kërkimin në QKB, me emër apo me NIPT nuk shfaqet. Ky subjekt ka qenë më parë në regjistrin e QKB pasi prestigjiozja OpenCorporate.Com e prezanton atë duke ju referuar të dhënave të regjistrit kombëtar të bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Në çdo rast edhe në ndryshim të statusit juridik të institucionit, ekstrakti i më hershëm do të duhej të shfaqej në databazën e QKB.  Mos shfaqja vë në dyshim plotësinë e databazës tuaj dhe seriozitetin në përmbushje të detyrimeve ligjore për publikim online.
  2. Clirimi me nipt J72223011S, ka fituar Kontratë me Bashkinë Librazhd (2016) nuk ka të dhëna për të në QKB.
  3. Erzeni shpk, identifikuar në dokumenta të njoftimit të fituesit në tenderim, me NIPT J92309501W, ka fituar Tender me OSSHE Durrës, megjithëse sistemi juaj në QKB për të nuk ka të dhëna.
  4. Shoqëria TOP OIL me NIPT J93316615M, identifikohet nga dokumentacioni Buletin Publik APP fitues në dy kontrata me dy Bashki por nuk ka të dhëna në QKB.
  5. Glavenica identifikohet me NIPT K01428002T në dokumentacionin në APP (buletine) por nuk keni të dhëna në QKB. Ka fituar tender me Bashkinë Kamëz.
  6. Pastrimi me nipt NIPT K03203202T, ka fituar blerje të vogla, nuk ka informacion në QKB.
  7. Print Star ka fituar tender me UKT, identifikohet nga dokumentat e tenderit me NIPT K21609501A, nuk ka të dhëna për subjektin në regjistrin publik QKB.
  8. Marvi shpk identifikohet me NIPT K21703502E blerës me vlera të vogla Bashkia Sarandë por nuk ka të dhëna në QKB.
  9. Stefa shpk me NIPT K24022001A identifikohet blerje të vogla bashkia Fier, nuk ka të dhëna në QKB.
  10. Subjekti Vili – 2003me Nipt K31930506R identifikohet në kontraktime me dy bashki or nuk ka të dhëna të plotësuara dhe publikuara në QKB.
  11. Ar – Xez shpk me Nipt K33917010A identifikohet kontraktor me bashki në blerje të vogla por nuk ka të dhëna në QKB.
  12. Genti shpk me Nipt K42128611H identifikohet kontraktor në blerje të vogla po nuk ka të dhëna të afishuara në QKB.
  13. Kastrati shpk me NIPT K43823006A identifikohet pjesë e bashkim operator fitues, nuk ka të dhëna të afishuara në QKB.
  14. Kamila QKB me Nipt K54704001D  rezulton fitues tenderime vlerë e vogël por nuk ka të dhëna në QKB.
  15. Subjekti Faik Kurti, Nipt K57829601M.

Organizata e përcjell më shumë shqetësim, faktin që Qendra Kombëtare e Biznesit shfaq mungesa të tilla në të dhëna për subjekte të caktuara, e për më shumë subjekte përfituese të kontraktimeve apo fondeve publike.

Përveç Informimit mbi Arsyet, do të dëshironim që menjëherë të bëhej plotësimi i informacionit dhe koordinimi me institucione të tjera Autoritete Prokuruese apo Dega Përkatës Tatime, për transparencë sipas kërkesave të Ligjit, për Çdo subjekt Kontraktor dhe Përfitues Buxhetor.