Open Data Albania po hulumton mbi subjekte ekonomike, shoqëri biznesi që administrohen nga një grua dhe kanë kontrata me njësi të qeverisjes vendore me total vlera monetare të konsiderueshme. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e  aktiviteteve të projektit “Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike” projekt që mbështetet nga Leviz Albania. Në analizë janë marrë 1000 kompanitë me vlera më të mëdha të kontraktimit me bashki, për vitet 2015 muaji korrik deri dhjetor   2021.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte evidentimi i subjekteve të administruara nga një femër dhe pesha apo fuqia e tyre në procesin e ndarjes së parave publike përmes kontratave me Bashkitë. Përmes prokurimeve publike përzgjidhen subjekte ekonomike që realizojnë punë, furnizime dhe shërbime publike me para të taksapaguesve.

Për vlerësim statistikor sipas një kampioni të dhënash kemi selektuar 1000 kontraktorët më të mëdhenj sipas vlerave të kontraktuara në vitin 2015 – 2021. Mes tyre vetëm 136 kanë menaxhim nga një Administrator Grua. Evidentojmë gjithashtu 24 kompani në listën e 1000 kontraktorëve më të mëdhenj sipas vlerës që kanë Administratorë më shumë se një dhe aty ka nga të dy grupet gjinore. 838 nga 1000 kontraktorët më të mëdhenj janë biznese që administrohen nga meshkuj. Edhe këtu sikurse në analizën mbi zotërimin sipas grupeve gjinore, bizneset nën drejtimin e grave rezultojnë më pak të suksesshme në një sektor të vështirë siç është sektori i kontraktimeve.

Më poshtë po japim listën e Kompanive të Administruara nga një grua dhe që janë pjesë e listës së 1000 kontraktorëve BIG sipas vlerës së kontraktimit me bashki 2015 – 2021. Për secilën nga këto shoqëri struktura e zotërimit të kapitalit dhe të dhëna të tjera mbi  menaxhim, performancë, çështje juridike, pagesa nga Thesari dhe Kontraktime apo Bashkëpunime janë në databazën Open Corporates Albania.

Ndër shoqëri të Drejtuara nga Administratore Grua, dhe që janë mes 1000 kontraktorëve më të mëdhenj listohet e para TIMAK drejtuar nga Arjeta Puca. Në vend të dytë është Hest drejtuar nga Ledina Beshaj, më tej A.M.E 2020 (ish Kajmaku) me administrator Trendafile Mastafaraj dhe Olta Sharra person fizik.

Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.

AIS ka monitoruar kontraktime dhe kontraktor të njësive të qeverisjes vendore që prej 2015, vit ku filloi të zbatohet reforma dhe ndarja e re administrative dhe territoriale. Subjekte Biznesi apo ekonomike janë konsideruar të gjithë subjektet e regjistruar si persona fizik apo si shoqëri biznesi. Si subjekte të zotëruara nga femra janë konsideruar të gjitha ato shoqëri dhe subjekte ku një grua ka aksione apo kuota mbi 50% të kapitalit të shoqërisë. Kontrata me Bashki apo Njësi të qeverisjes vendore, janë konsideruar të gjitha kontratat e realizuara me prokurim publik nga Bashkitë, institucionet e tyre të vartësisë dhe shoqëritë apo ndërmarrjet ku pushteti vendor ka aksione dhe kuota.

Shkarko excel: Raporte Gjinore Administrator të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtë
Shkarko excel: Raporte Gjinore Administrator të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtë
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuese: Albina Balaxhia; Argela Lala; Lea Kanani; Irisa Cara dhe Megi Shyti