Në artikullin më poshtë do të shohim Shpenzime të Konsoliduara Buxhetit i Shtetit në pesëvjeçarin 2017-2021, duke konsideruar ndarjen sipas Funksioneve. Mbrojtja Sociale është funksioni me mbështetjen më të lartë buxhetore. Mbi 31% e shpenzimeve totale buxhetore ose mbi 9% e PBB-së ndër vite janë shpenzuar për ofrimin e ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesat e papunësisë dhe aftësive të kufizuara etj. Në total brenda pesë viteve shpenzimet rezultojnë plus 44 miliardë lekë ose 30% më të larta se në 2017. Gjithashtu, konstatohet rritje e shpenzimeve në terma të PBB-së nga 9.3% në 10.9%. Rritja e kësaj kategorie shpenzimeve kulmon në 2020 me plus 12%  kjo ndikuar kryesisht nga shtesa në pagesat e ndihmës ekonomike të cilat janë shpërndarë në formën e paketave mbështetëse nga qeveria.


Burimi I informacionit: MFE( 2021) Tabela fiskale +-2 vite, shoqëruese e Ligjit te Buxhetit faktik 2017, 2018, 2019 dhe 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi I informacionit: MFE( 2021) Tabela fiskale +-2 vite, shoqëruese e Ligjit te Buxhetit faktik 2017, 2018, 2019 dhe 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi I informacionit: MFE( 2021) Tabela fiskale +-2 vite, shoqëruese e Ligjit te Buxhetit faktik 2017, 2018, 2019 dhe 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shërbimet e Përgjithshme Publike ku përfshihen shpenzime për organe ekzekutive e legjislative, punët e jashtme etj, renditen në vendin e dytë me peshë rreth 17% e totalit të shpenzimeve sipas zbatimit të buxhetit. Një peshë të konsiderueshme në këtë renditje e kanë dhe shpenzimet (interesat) e borxhit publik, të cilat klasifikohen në këtë funksion pas zbatimit. Shpenzimet për këtë funksion karakterizohen kryesisht nga trend në rënie nga 85.2 miliardë lekë në 2017 në 83.7 miliardë lekë në 2020 dhe pritet një rritje e lehtë në 2021.  Pesha e tyre përkundrejt shpenzimeve totale ka rënë me rreth 3% në 2020 krahasuar me vitin 2017, ose në terma të PBB-së rezulton me minus 0.3%.

Çështjet ekonomike janë në vendin e tretë përsa i përket shpenzimeve faktike ndaj totalit. Shpenzimet për ndërtim infrastrukture transport, çështjet e përgjithshme të punësimit; bujqësia, pyjet, peshkimi dhe gjuetia, energjia, komunikacioni, industri të tjera, shfrytëzim minerar, industria përpunuese dhe ndërtim, e zhvillimi ekonomik përbëjnë rreth 11% të shpenzimeve totale të realizuar.  Deri në 2019, pesha e shpenzimeve për këtë funksion ndaj shpenzimeve totale rezulton me trend rënës të peshës ndaj totalit. Në 2020 rezulton rritje e peshës në 11.3%, dhe pritshmëritë për 2021 vijojnë trendin rritës.

Arsimi është zëri i katërt më i madh i shpenzimeve publike. Shpenzimet për këtë funksion zënë më shumë se 10% të shpenzimeve totale. Ky funksion rezulton me mbështetje buxhetore përgjithësisht në rritje. Nga 10.4% në 2017, shpenzimet u rritën në 2019 në 11.3% të peshës totale. Rritje kanë shënuar kryesisht shpenzimet për arsimin e lartë. Në 2020, ka rënie të shpenzimeve në 10.1% të totalit, pasi përhapja e pandemisë diktoi nevoja më emergjente në funksione të tjera. Shpenzimet për arsim variojnë nga 3.1-3.3% e PBB-së.

Shëndetësia ku përfshihet shërbimi spitalor, shëndeti publik, shërbimi përgjithshëm mjekësor dhe të ardhura nga fondi special për sigurime shëndetësore zë rreth 10% të totalit të shpenzimeve buxhetore.  Karakterizohen nga trend në rritje nga 45 miliardë lekë në 2017 në 51.6 miliardë lekë në 2020, dhe pritet të rriten në rreth 56 miliardë lekë në 202. Pesha e shpenzimeve për shëndetësi ndaj totalit rezulton në rënie, në 2020 në mënyrë paradoksale kundrejt faktit që vendi kalonte krizë të lidhur me një Pandemi. Shëndetësi ka zbritur në renditjen e funksioneve ku përtej parashikimeve ku shëndetësia renditet zakonisht funksioni i dytë pas Mbrojtjes sociale, në konsolidim ky funksion s’postohet më poshtë.

Strehimi dhe komoditetet komunitare zë rreth 8.8% të shpenzimeve totale. Kjo kategori shpenzimesh rezulton në rritje si në vlerë nominale dhe si peshë ndaj totalit apo shpenzime ndaj PBB.

Në 2020, shpenzimet për funksionin Rendi dhe siguria publike përbenin 6% të shpenzimeve totale duke shënuar një rritje të lehtë të peshës buxhetore krahasuar me peshën 5.8% në 2017. Rritja e peshës buxhetore për këtë funksion shpjegohet me zbatimin e reformës në drejtësi dhe financimin shtesë për përmbushjen e objektivave të reformës. Pas vitit 2019 vërehet rënie e peshës buxhetore në 6% në 2020 apo sipas pritshmërisë për 2021 në 5.8%.

Tre funksionet me peshën më të ulët në buxhet janë: Mbrojtja, Argëtimi, kultura dhe cështje fetare dhe (3) Mbrojtja e mjedisit.


Burimi I informacionit: MFE( 2021) Tabela fiskale +-2 vite, shoqëruese e Ligjit te Buxhetit faktik 2017, 2018, 2019 dhe 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nga analizimi i shpenzimeve buxhetore faktike në pesë vjecarin e fundit, rezulton që tre funksionet prioritare me mbështetje më të lartë buxhetore janë mbrojtja sociale, shërbimet e përgjithshme dhe çështjet ekonomike. Këto funksione pasohen nga funksione të ndryshme në vitet e ndryshme, psh deri në 2020 pasohen nga arsimi, pas 2020 funksioni strehim dhe komoditete tejkalon shpenzimet e arsimit. Po kështu deri në 2019, arsimi pasohej nga funksioni i shëndetësisë por në 2019 strehim dhe komoditetet e komunitetit tejkalojnë shpenzimet e shëndetësisë, madje pas 2020 pritet të kenë tejkaluar dhe shpenzimet faktike të arsimit.


Burimi I informacionit: MFE( 2021) Tabela fiskale +-2 vite, shoqëruese e Ligjit te Buxhetit faktik 2017, 2018, 2019 dhe 2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Po kështu deri në 2019, arsimi pasohej nga funksioni i shëndetësisë por në 2019 strehim dhe komoditetet e komunitetit tejkalojnë shpenzimet e shëndetësisë, madje pas 2020 pritet të kenë tejkaluar dhe shpenzimet faktike të arsimit.

Shkarko excel: Pesëvjeçari dhe Shpenzimet Qeveritare sipas Funksioneve 2017-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania