Open Data Albania po hulumton mbi subjekte ekonomike, shoqëri biznesi që zotërohen nga një grua dhe kanë kontrata me njësi të qeverisjes vendore me total vlera monetare të konsiderueshme. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e aktiviteteve të projektit “Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike” projekt që mbështetet nga LevizAlbania. Në analizë janë marrë 1000 kompanitë me vlera më të mëdha të kontraktimit me bashki, për vitet 2015 muaji korrik deri dhjetor 2021.
AIS ka monitoruar kontraktime dhe kontraktor të njësive të qeverisjes vendore që prej 2015, vit ku filloi të zbatohet reforma dhe ndarja e re administrative dhe territoriale. Subjekte Biznesi apo ekonomike janë konsideruar të gjithë subjektet e regjistruar si persona fizik apo si shoqëri biznesi. Si subjekte të zotëruara nga femra janë konsideruar të gjitha ato shoqëri dhe subjekte ku një grua ka aksione apo kuota mbi 50% të kapitalit të shoqërisë. Kontrata me Bashki apo Njësi të qeverisjes vendore, janë konsideruar të gjitha kontratat e realizuara me prokurim publik nga Bashkitë, institucionet e tyre të vartësisë dhe shoqëritë apo ndërmarrjet ku pushteti vendor ka aksione dhe kuota.
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte evidentimi i subjekteve të zotëruara nga një femër dhe pesha apo fuqia e tyre në procesin e ndarjes së parave publike përmes kontratave me Bashkitë. Përmes prokurimeve publike përzgjidhen subjekte ekonomike që realizojnë punë, furnizime dhe shërbime publike me para të taksapaguesve.
Për vlerësim statistikor sipas një kampioni të dhënash kemi selektuar 1000 kontraktorët më të mëdhenj sipas vlerave të kontraktuara në vitin 2015 – 2021. Mes tyre vetëm 113 kanë zotërim mazhoritar grupi gjinor femra ose 11.3%. Janë 810 kompani në mazhoritar 51% e kapitalit që zotërohen nga grupi gjinor meshkuj. Mbeten 39 kompani kontraktore të grupit 1000 më të mëdhenjtë, që zotërohen nga një tjetër shoqëri dhe 38 të tjera që zotërohen nga shoqëri me zotërim mix mes tre grupeve zotërues femra, meshkuj dhe subjekte juridike.
Nëse evidentojmë tek 1000 kontraktorët më të mëdhenj (sipas verës së kontraktimit) të bashki na rezultojnë që vetëm 98 prej tyre zotërohen 100% e kapitalit nga grupi Gjinor Femra. 775 kontraktor nga lista e 1000 më të mëdhenjve janë të zotërues 100% nga meshkujt.
Më poshtë po japim listën e Kompanive të zotëruara 100% nga femra dhe që janë pjesë e listës së 1000 kontraktorëve BIG sipas vlerës së kontraktimit me bashki 2015 – 2021. Për secilën nga këto shoqëri struktura e zotërimit të kapitalit dhe të dhëna të tjera mbi menaxhim, performancë, çështje juridike, pagesa nga Thesari dhe Kontraktime apo Bashkëpunime janë në databazën Open Corporates Albania. Në total kompanitë e zotëruara plotësisht nga femra kanë fituar vetëm 1% të Vlerës së Kontratave të 1000 kontraktorëve më të mëdhenj. Kjo tregon që shpërndarja e parasë nga Bashkitë për kontraktime publike përmes tenderimit është domain i meshkujve.
Vendin e panë mes kompanive që zotërohen plotësisht nga femra dhe renditen mirë në vlerën e kontraktimeve me Bashki për 2015 – 2021 e zë shoqëria ARFAJ shpk, kjo shoqëri zotërohet 100% nga aksionarja Rezarta Bokciu. Kjo shoqëri nuk administrohet nga aksionari. Shoqëria ja ka dalë të fitojë 10 kontrata me Bashkitë duke konkurruar pa bashkëpunim. Vlera në lek e këtyre kontratave është 465 703 303 Lekë. Kjo shoqëri ka edhe kontrata të tjera po me bashki ku konkurron si pjesë e Bashkimeve Operatore. E suksesshme shoqëria është edhe në kontraktime me Fondin Shqiptar të Rindërtimit. Listime kontratash dhe vizualizime të përformancës ekonomike të shoqërisë janë gjithashtu të afishuara në Pasaportën e kësaj shoqërie tek OpenCorporatesAlbania.
Shoqëria e dytë në listim është Gega Center GKG shpk , zotërohet 100% nga Donike Gega dhe vepron në sektorin e karburanteve me 65 kontrata me bashki, vlerë totale 166 001 976 Lekë. Kjo shoqëri ka edhe kontraktime të tjera në bashkëpunim.
Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Pasaportat janë krijuar si pjesë e aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.
Shkarko excel: Raporte Gjinore Zotërues të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtëShkarko excel: Raporte Gjinore Zotërues të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtë
Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuese: Albina Balaxhia; Argela Lala; Lea Kanani; Irisa Cara dhe Megi Shyti