Open Data Albania po hulumton lidhur me raportet gjinore në drejtimin e shoqërive publike duke veçuar ato që zotërohen nga Bashkitë. Shoqëri Tregtare, aksione apo kuota të të cilave zotërohen nga një institucion publik dhe buxhetor njihen si shoqëri me zotërim publik, në kontekstin e këtij artikulli shoqëri publike. Në Republikën e Shqipërisë janë të regjistruara në QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit) dyqind e njëzetë shoqëri publike, nga të cilat njëqind e trembëdhjetë (51%) zotërohen nga Bashkitë. Nga këto 113 shoqëri aksionare vetëm gjashtë kanë një administrator të gjinisë femërore. Pra, raporti gjinor i administratorëve të shoqërive publike që zotërohen nga bashki është 5.3% administrator femra dhe 94.7% administrator meshkuj. Nga përditësimi i ndryshimeve kryer nga këto shoqëri pranë QKB në periudhën 2016-2017 rezulton se kanë ndryshuar administrator 21 shoqëri. Nga këto vetëm një shoqëri ka emëruar një administrator të gjinisë femërore.
 
Shoqëritë publike që zotërohen nga bashki dhe kanë një administrator femër
 
Burimi: QKB(Qendra Kombëtare e Biznesit) dhe Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
 
Këshillat mbikëqyrës janë gjithashtu organe drejtuese të shoqërive. Nga 113 shoqëri tregtare me zotërim nga bashkitë janë vetëm dyzet e tre shoqëri që kanë të paktën një anëtare të këshillit drejtues femër. Futboll Klub Kukësi dhe Futboll Klub Apolonia janë dy shoqëri që kanë plotësisht anëtarët e këshillit drejtues femra. Ndërkohë, janë shtatëdhjetë shoqëri të zotëruara nga bashkitë që nuk kanë asnjë anëtare femër në këshillin mbikëqyrës.
 
Shoqëritë publike që zotërohen nga bashki dhe kanë anëtare femra ne borde apo këshilla mbikëqyrës
Burimi: QKB(Qendra Kombëtare e Biznesit) dhe Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
 
 
Po të marrim në total shoqëritë tregtare me zotërues publik, Nga 220 shoqëri publike në total, njëzetë e gjashtë (11.8%) kanë administrator femër. Kanë emëruar administrator të ri në periudhën 2016-2017 dyzetë e gjashtë shoqëri publike. Shtatë nga këto emërime kanë qenë të gjinisë femërore.
 
Shoqëritë publike që kanë një administrator femër
Burimi: QKB(Qendra Kombëtare e Biznesit) dhe Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
 
Në total njëqind e gjashtëmbëdhjetë shoqëri me zotërues një institucion publik nuk kanë asnjë anëtare femër në këshillin mbikëqyrës.
Shoqëritë publike që kanë anetare femra ne borde apo këshilla mbikëqyrës
Burimi: QKB(Qendra Kombëtare e Biznesit) dhe Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
 
Raporti i administrimit nga gjinia femërore në shoqëritë publike që zotërohen nga bashkitë kundrejt atyre publike në total totale është 5.3% me 11.8%. Kjo tregon që bashkitë kanë më pak emërime të femrave në këshilla mbikëqyrës krahasuar kjo me institucione të tjera kryesisht ministri.
Të dhënat për shoqëri tregtare me zotërim të një institucioni publik janë të publikuara në databazën opencorporates.al . Kjo databazë shfaq të dhëna në një format të hapur opendata. Pasaportat kanë informacion për zotërues të shoqërive, drejtues të tyre, licenca që posedojnë, çështje ligjore kryesisht të formës sekuestro, status dhe performancë ekonomike për shoqërinë. Informacioni është i gjetshim lehtësisht edhe përmes makinave të kërkimit machine readable. Ky informacion vjen i lidhur edhe me të dhëna të pagesave të përfituara nga transaksione thesari, me kontrata të fituara në prokurime me njësi të qeverisjes vendore, etj. Qëllimi i publikimit është të rriten vizibiliteti, informacioni për palë të treta dhe subjekte të interesuara në çështje që kanë të bëjnë me menaxhim e aseteve dhe parave publike sikurse në mbrojtjen e konsumatorit.
 
 
 

Kontribuoi: Griselda Rruci