Duke u bazuar tek të dhëna të databazave Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania, po evidentojmë vlera dhe raporte të Kontraktimeve në tenderim  për Njësi të Qeverisjes Vendore Bashki me Biznese ku kontrollin e kapitalit e ka grupi gjinorë Femra. Të dhënat janë listuar për 1000 kontraktorwt kryesor të Bashkive sipas vlerave.

Bashki ku bizneset e zotëruara nga femra kanë shënuar vlerë kontrakture më të lartë është Bashkia Tiranë me 761 695 612 Lekë të tenderuara dhe fituara nga Biznese Gra. Por kjo vlerë e lartë nuk qëndron në raport krejt të drejtë nëse shohim se kjo vlerë përbën vetëm 1.02% të vlerës së Kontratave të Njoftuara me Fitues nga kjo Bashki për kontraktorwt kryesor. Bashkia Shkodër renditet në vendin e dytë sa i takon total vlerës së kontraktimit që shkon për Biznese të Zotëruara nga Gratë është bashkia Shkodër, ku vlera është 318 952 556 Lekë por raporti Vlerë kontratash t fituara nga Kompani Zotëruar nga Gratë kundrejt Vlerë totale kontraktime ka peshë 8.03%.

Në renditje sipas Peshës janë Bashkitë Elbasan; Mirditë dhe Pukë . Por në çdo rast Pozicioni është mjaft i ulët me vlera në përqindje maksimumi 8 % e totalit të vlerë tenderave të analizuar.

Bashkia Delvina, nuk ka asnjë edhe një kontraktim me Biznese të zotëruara nga Femra. Nëse shohim raportin për total vlerë kontratash të bashkive të fituara nga kompani zotëruar nga femra  kundrejt total vlerë kontratash për këtë kampion nën analizë, rezultati është i ulët me vetëm 1.17%.

Ky rezultat nuk është në proporcion të drejtë edhe me faktin që në vend janë 25 – 30 % e bizneseve në total që i përkasin Grupit Zotëruar nga Femrat. Përqindja e ulët e kësaj kategorie në listën dhe vlerat e tenderimeve tregon ashpwrsinw e garës dhe nevojën për të rritur kapacitetet e bizneseve që zotërohen nga Gra në procesin e tenderimit.

Për secilën nga shoqëritë e listuar në renditje, në Portalin Open Corporates Albania rubrika Kontraktor të Bashkive mund të gjeni një pasaportë me informacion mbi shoqërinë, objektin e punës, data e themelimit, zotëruesit, drejtuesit, performancën ekonomike në vite, çështje ligjore, raporte gjinore në zotërim dhe administrim, dhe lista për Pagesa Thesari apo Kontrata Tenderimi të Fituara. Ky Raport dhe Pasaportat  e Bizneseve janë krijuar  si pjesë e aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Lëviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Databaza ku mund të gjeni të dhëna të hapura transparente për shpërndarjen e kontratave dhe parave publike janë Open Procurement Albania të dhëna për tendera të Institucioneve të rëndësishme në vend. Spending Data Albania pagesa thesari me çdo pagesë që bëhet nga institucionet buxhetore tek palë të treta dhe Open Corporates Albania të dhëna të hapura për kontraktor dhe biznese të rëndësishme për Interesin Publik.

Shkarko excel: Ndarja e vlerës Kontraktore në Bashki sipas Bizneseve të zotëruara nga Grupet Gjinore 2015 – 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuese: Albina Ballaxhia (ekspertize); Megi Shyti (vizalizime); Argela Lala (data analize); Lea Kanani (data analize)