Kompania italiane Officina Fiandri do të marrë 91 milionë lekë nga bashkia e Tiranës për të blerë 1500 kazanë mbeturinash. Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë konkurrent, duke shënuar tenderin e radhës pa garë të Eco Tirana. Prokurimi është sinjalizuar me flamur të kuq me alarmin e mungesës së konkurrencës.

Kompania Eco Tirana ka firmosur përsëri një tender pa garë, i cili është shënuar me flamur të kuq prej Open Data me sinjalin mungesë konkurrence.

Prokurimi për të blerë 1500 kazanë mbeturinash rezulton të jetë fituar nga një kompani italiane, Officina Fiandri srl, e cila kërkoi 91 milionë e 200 mijë lekë për ofrimin e shërbimit që do të ketë një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

https://www.oranews.tv/vendi/pa-gare-dhe-ne-kazane-veliaj-i-jep-91-milione-leke-kompanise-italiane-per–i1012671