Nisma 1 euro kishte në fokus përmirësimin e klimës së biznesit dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend atraktiv për investitorët e huaj. Asetet të cilat kanë qenë të papërdorura dhe që mund të ofrohen përsëri si toka, terrene, ndërtesa, magazina shtetërore do të futeshin në qarkullimin ekonomik kundrejt një qeraje simbolike.

Kjo do të ndihmonte shumë në thithjen e investimeve të huja, në rritjen e aktivitetit prodhues, në zgjerimin e vendeve të punës dhe në veçanti në rritjen e eksporteve. Sipas inventareve që disponoheshin në atë kohë, në Shqipëri ishin më shumë se 125 mijë hektarë tokë e vënë në dispozicion për proçesin e shpërndarjes tek fermerët, por që nuk ishin përdorur. Shqipëria edhe pse një vend i varfër, përsëri sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur të papërdorura

Reagimi i parë për këtë nisëm erdhi krejt natyrshëm nga politika. Kryetari i opozitës Edi Rama në atë kohë e kundërshtoi.

Linku i Artikullit: https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/top-story-cilat-ishin-debatet-e-forta-per-nismen-shqiperia-1-euro-si–i1161091

Linku i dokumentarit: https://youtu.be/un2PR-rqOLw