E ftuar në emisionin Log. në ABC për të folur për inceneratorët, sëbashku me kryetaren e komisionit hetimor parlamentar Jorida Tabaku dhe redaktoren e ABC Vjollca Kongjoni, drejtoresha ekzekutive e OpenData Albania, Aranita Brahaj, bëri një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Elbasan.
Sipas Brahajt, emergjencë mjedisore ose jo, – ndonëse deputetja Tabaku tha se “me letra” qeveria nuk kishte shpallur gjendje emergjence, – mënyra se si u veprua me Elbasanin e çon përgjegjësinë deri në kryeministri.
Aranita Brahaj shpjegoi se procedurat u kryen në kundërtim me ligjin, që kërkon garë të hapur ndërkombëtare dhe koncesioni iu dha dikujt që nuk kishte asnjë eksperiencë, jo vetëm në trajtimin e mbetjeve, por as edhe një aktivitet ekonomik në treg.
Sipas drejtoreshës së OpenData Albania kryeministri Edi Rama nuk mund të mos ishte në dijeni të fakteve.
Linku i Artikullit: https://abcnews.al/aranita-brahaj-zbulon-ne-log-shkeljet-per-inceneratorin-e-elbasanit-nuk-u-be-gare-koncensioni-iu-dha-nje-anonimi/
Link Video nga emisioni: https://youtu.be/-JgJl6gW14s