Në këtë artikull po hulumtojmë mbi Procedura Prokurim publik të mbajtura në vitit 2020 dhe 2021 pa garë të hapur. Si të tilla kemi zgjedhur tenderimet me procedurë të Kufizuar lokale apo ndërkombëtare dhe procedurat me Negocim pa Shpallje. Nuk kemi konsideruar në mungesë gare procedurat që janë me negocim me shpallje paraprake apo kërkesë për propozim. Të dhënat janë marrë nga DataBaza e Agjencisë së Prokurimeve Publike nën rubrikën OpenData për vitin 2020 dhe 2021 shkarkuar version databaze data 25 shkurt 2022. Në analizë për totalin e numrit të procedurave dhe totalin e fondit limit të njoftuar janë përjashtuar procedurat e anuluara.

Në Vitin 2020, autoritetet kontraktuese kanë kryer 18 540 procedura të pa anuluara tenderimi, me një fond limit prej 267 765 243 763 lekë pa TVSH (mbi 267 miliardë lekë). Prej këtij fondi, 76 132 463 546 lekë ose 28.4 për qind e totalit, janë tenderuar përmes Procedurave të Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje. Të dy procedurat e përmendura nuk garantojnë garë të hapur dhe proces përmes ofertimit elektronik. Procedura e Kufizuara për vitin 2020 janë kryesisht me qëllim përzgjedhje operatorësh dhe kontraktime për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2020, autoritetet kontraktuese kanë kryer 108 tendera me procedurë të kufizuar për Rindërtimin, me vlerë totale të fondit limit 69 164 367 246 lekë pa TVSH (mbi 69 miliardë lekë). Prej tyre, 92 kanë qenë tender me procedurë të kufizuar lokale, ndërsa 16 me procedurë të kufizuar ndërkombëtare.

Këto tendera në numër  përbëjnë vetëm 0.58 përqind të totalit të procedurave të paanuluara për vitin 2020. Në raportin Fond Limit i Tenderuar me Procedurë të Kufizuar kundrejt Fond Limit i tenderuar total të gjitha procedurat ato zënë 25.8 për qind të totalit vlerë e tenderuar gjatë vitit.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Thënë më thjeshtë, në vitin 2020, qeveria dhe institucionet në varësi të saj, kanë tenderuar një të katërtën e fondit limit për gjithë vitin përmes tenderëve me Procedurë të Kufizuar, duke shmangur konkurrencën me ofertim dhe garën e plotë në sistem elektronik. Vendimmarrja për këtë lloj procedure është bërë me Akt Normativ të Qeverisë me Fuqi Ligji, akt i Kundërshtuar me Padi në Gjykatën Kushtetuese nga organizata AIS e më tej nga një grup deputetësh të Opozitës, padi për të cilën pritet shqyrtim nga Gjykata.

Po ashtu, në 2020-ën janë zhvilluar dhe 504 tendera me Negocim pa Shpallje. Sipas ligjit për Prokurimet Publike, procedura me negocim pa shpallje paraprake parashikon që autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre, duke shmangur sërish garën e hapur mes operatorëve.

Vlen të theksohet se prej 504 tenderave me negocim pa shpallje, vetëm 4 prej tyre janë kryer për procesin e Rindërtimit. Autoriteti Kontraktues për të katër tenderët ka qenë Bashkia Tiranë dhe fondi limit total për këto 4 tender ka qenë 24 429 146 lekë pa Tvsh (mbi 24 milionë lekë). Vlera totale e Fondit Limit për 504 tenderat me Negocim pa Shpallje është 6 968 096 300 lekë pa Tvsh (mbi 6.9 miliardë lekë).

Kontratat me negocim pa shpallje zënë 2.6 përqind të fondit limit total.

Ne vitin 2021, autoritetet kontraktuese kanë kryer 17 400 procedura të paanuluara tenderimi, me një fond limit prej 147 774 069 034 lekë pa Tvsh (mbi 147 miliardë lekë). Prej këtij fondi, 24 215 135 878 lekë (mbi 24 miliardë lekë), ose thënë ndryshe 16.4 për qind, janë tenderuar përmes Procedurave të Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje. Të dyja këto procedura, siç theksuam më parë, kufizojnë konkurrencën mes operatorëve dhe nuk lejojnë zhvillimin e garës së hapur, duke lënë vend për dyshime për korrupsion. Ngjashëm si në vitin 2020, tenderat me Procedurë të Kufizuar për vitin 2021 janë kryesisht ato për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit të 26 nëntorit 2019.  Për vitin 2021, autoritetet kontraktuese kanë kryer 137 tendera me procedurë të kufizuar për Rindërtimin, me vlerë totale të fondit limit 19 333 466 996 lekë pa Tvsh (mbi 19 miliardë lekë). Këto kontrata me Procedurë të Kufizuar, zënë 13.1 për qind të fondit limit total. Prej tyre, 134 kanë qenë tendera me procedurë të kufizuar lokale, ndërsa vetëm 3 ka qenë me procedurë të kufizuar ndërkombëtare.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2021-ën janë zhvilluar dhe 244 tendera me Negocim pa Shpallje, me një fond limit total prej 4 881 668 882 lekë pa Tvsh (mbi 4,8 miliardë lekë). Këto kontrata me negocim pa shpallje zënë 3.6 përqind të fondit limit total.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Duke krahasuar të dhënat për dy vitet, bie në sy se në vitin 2020 fondi limit total për prokurimet publike është ndjeshëm më i lartë se ai i vitit 2021. Thënë më thjeshtë, në vitin 2020 janë tenderuar rreth 80 për qind me shumë fonde se sa në vitin 2021.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Po ashtu, fondi limit i dhënë përmes procedurave të kufizuara dhe atyre me negocim pa shpallje, në vitin 2020 ka qenë rreth 3 herë më e lartë se ajo e vitit 2021. Vlera totale e fondit limit tenderuar përmes procedurave të kufizuara për procesin e rindërtimit, në vitin 2020 ka qenë rreth 3.5 herë më e lartë krahasuar me vitin 2021.


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Te dhënat janë nga DataBaza e APP e titulluar OpenData për vitin 2021 dhe 2020 Databazë Shkarkuar nga Web ne datën 25 Shkurt 2022, vlerësim janë marë të gjitha procedurat duke hequr ato të anulluara
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa vlera totale e fondit limit tenderuar përmes negocimit pa shpallje në vitin 2020 ka qenë rreth 1.5 herë më e lartë se në vitin 2021. Viti 2020 karakterizohet nga procedura të Programit të Rindërtimit; Tenderime për Situatë e krijuar nga Pandemia Covid -19. Karakteristikë tjetër e vitit 2020 është edhe fakti që ky vit paraprin fushatën dhe procesin për Zgjedhje të Përgjithshme Parlamentare mbajtur më 25 Prill 2021.

AIS përmes databazës OpenProcurement Albania ka monitoruar dhe zbardhur tendera të Programit të Rindërtimit të mbajtura nga Njësi të Qeverisjes Vendore Bashki dhe Qeveria Qendrore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po njësoj janë monitoruar edhe tendera të Institucioneve të Shëndetit Publik dhe Emergjencave të mbajtura në kuadër të Pandemisë Covid-19.

Shkarko excel: Prokurime Publike, Procedura pa Konkurrim në numër dhe vlerë tenderimi 2020 dhe 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania