Open Data po hulumton në lidhje me Shpenzimet e Mbrojtjes së Shqipërisë, për periudhën kohore 2000-2022. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore, SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute), NATO dhe Ministria e Mbrojtjes. Në tabela jane paraqitur edhe Shpenzime Mbrojtje Plan per vitet 2021 dhe 2022.

Nëse marrim në analizë vitet 2000-2020, trendi ka qënë i luhatshëm. Për vitin 2020 niveli i Shpenzimeve të Mbrojtjes llogaritet rreth 24.2 miliardë Lekë apo rreth 222 milionë Dollarë duke zënë rreth 1.54% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje prej 12.6% krahasuar me vitin 2019. Vihet re një rritje në shpenzimet e mbrojtes nga viti 2000-2008, ku në vitin 2008 kanë arritur edhe vlerën më të lartë prej 255.6 milionë Dollarë apo rreth 1.98% të PBB-së.

Pas vitit 2008, ndryshimet kanë qënë më të qëndrueshme. Shpenzimet e Mbrojtjes të planifikuara për vitin 2022 llogariten në masën 32.6 miliardë Lekë, rreth 1.93% e PBB-së.  Një nga detyrimet e NATO-s për vendet anëtare është se shpenzimet e mbrojtjes duhet të jenë sa 2% e PBB-së së vendit.


Burimi: Banka Botërore 2022
*Për të llogaritur Shpenzimet e Mbrojtjes në Lekë, është përdorur kursi mesatar vjetor i këmbimit, sipas viteve (Lek-Dollarë US) nga Banka e Shqipërisë.
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me shpenzimet totale të shtetit, që prej vitit 2017 vihet re një rritje konstante e peshës që zënë shpenzime e mbrojtjes në shpenzimet totale shtëtërore. Për vitin 2020, kjo rezulton rreth 4.7% e peshës totale të shpenzimeve shtetërore.


Burimi: Banka Botërore 2022
*Për të llogaritur Shpenzimet e Mbrojtjes në Lekë, është përdorur kursi mesatar vjetor i këmbimit, sipas viteve (Lek-Dollarë US) nga Banka e Shqipërisë.
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas kategorisë vihet re së ndër vite ka një rritje të shpenzimeve në drejtim të kategorisë Arsimi Ushtarak, Mbështetja për Ushtarakët dhe Emergjencat Civile. Ndërkohë shpenzimet për kategorinë Forcat e Luftimit ka një rënie të dukshme përgjatë viteve (për vitin 2020 shënon rreth 33.4% të shpezimeve totale për mbrojtjen.


Burimi: Banka Botërore 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Banka Botërore 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për periudhën 2022-2024, janë planifikuar të realizohen 33 Investime të Reja me vlerë në total 13.2 miliardë Lekë.  Përveç shpenzimeve në kuadër të planifikimit dhe menaxhimit, për periudhën në fjalë janë parashikuar Investimet me vlerë si më poshtë:

  • Projekti Sisteme dhe Infrastrukturë TIK(teknologji informacioni) për forcat Ajrore, Reparti Ushtarak nr.3001, Tiranë, me vlerë në total 4.38 miliardë Lekë.
  • Blerje e 6 Anijeve Patrulluese 25-30 metra, me vlerë 2.2 miliardë Lekë
  • Projekti Sisteme dhe Infrastrukture TIK, Agjensia e Sistemeve Nderlidhjes dhe Informacionit, me vlerë në total 1.16 miliardë Lekë.
  • Ndërtimi i Godinës së re të Akademisë së Forcave të Armatosura, nga Reparti Ushtarak Nr.5001, me vlerë në total rreth 1 miliardë Lekë
  • Projekti i ndërtimit të hangarëve për helikopterët e rinj “Black Hawk”  me vlerë 820 milionë Lekë.
  • Blerja e Transponderit Ushtarak IFF Mod 5, me vlerë 494 milionë Lekë
  • Projekti Cyber Security  me vlerën 200 milionë Lekë.
  • Blerje e Armatimeve për Forcat Detare, Reparti Ushtarak nr.2001 Durrës me vlerë 90 milionë Lekë.

Burimi: Banka Botërore 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Rajon, Për vitin 2020, Shqipëria rezulton e treta sa i përket peshës së shpenzimeve të mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së, pas Serbisë me shpenzime të mbrojtje sa 2.11% e PBB-së dhe  pas Malit të Zi me 2.05% të PBB-së.  Ndërkohë Kosova ka peshën më të ulët të shpenzimeve të mbrojtjes me 1.06 % të PBB-së. Të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë një mesatare prej 1.56 % të PBB-së, ndërsa mesatarja e të gjithë vendeve të NATO-s është 2.75% e PBB-së.


Burimi: Banka Botërore 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Personeli i Forcave të Armatosura ka ardhur në rënie që prej vitit 2010. Konkretisht, sipas të dhënave për vitin 2020 paraqiten 6,700 Forca të Armatosura duke zënë rreth 0.6% të Forcës punëtore të vendit. Në vitit 2010, Shqipëria kishte 14,745 Efektivë Forca të Armatosura, në harkun e 10 viteve numri është përgjysmuar.


Burimi: Banka Botërore 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet e mbrojtjes përfshijnë të gjitha shpenzimet kapitale dhe korrente që shteti bën për mbrojtjen si për forcat ushtarake, projektet e mbrojtjes, forcat paqeruajtëse, shpenzimet që bëhen për personelin civil (pensioni ushtarak, shërbimet sociale për personelin, mirëmbajtja dhe operimi, aktiviteti në hapsirën ushtarake etj. Për më shumë informacion në lidhje me të dhënat referojuni Excelit mëposhtëm.

Shkarko excel: Shpenzime, Personel dhe Investime për Mbrojtjen dhe Ushtrinë, Shqipëria dhe Rajoni, 2000 -2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania