Open Data Albania po zbardh normën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSH sipas vendeve të BE-së, OECD-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe krahason peshën e të ardhurave të mbledhur nga TVSH ndaj të ardhurave tatimore. Një Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një taksë konsumi mbi vlerën e shtuar në çdo fazë të prodhimit dhe tregtimit të një malli ose shërbimi. Ky lloj tatimi i mbetet konsumatorit final.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga databaza e OECD, PWC dhe platforma Tax Foundation. Norma standarde e TVSH në shtete e BE-së varion nga 17-27 përqind, ku norma mesatare është 21.4 përqind. Ndërsa norma minimale standarde e TVSH-së e kërkuar nga rregulloret e BE-së është 15 përqind.

Lë pas Finlandën, Gjermaninë, Francën, shteti shqiptar taton

Në shtetet e OECD-së, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me 38 vende anëtare, norma standarte e TVSH-së varion nga 5-27 përqind.  Ndër vendet me normën më të ulët të TVSH është Kanadaja me normë TVSH 5 përqind, Zvicra 7.7 përqind, Kore 10 përqind, Japoni 10 përqind, Australi 10 përqind, Zelandë e Re 15 përqind.

Shteti i BE-së me normën më të lartë të TVSH-së është Hungaria me 27 përqind. Ndiqet nga Danimarka, Suedia dhe Kroacia, secila me normë 25 përqind. Vendi me normën më të ulët standarde të TVSH-së në BE është Luksemburgu 17 përqind. Gjithashtu vende me normë të ulët janë Malta me 18 përqind dhe Qiproja, Gjermania dhe Rumania, secila me 19 përqind.

Në vendet e Ballkanit Perëndimore, norma e TVSH-së standarte varion nga 17-21 përqind, ndërsa norma mesatare është 19 përqind, pra më e ulët se mesatare e OECD-së dhe BE-së. Me normën më të lartë është Mali i Zi  21 përqind, ndërsa Bosnje-Hercegovina me normën më të ulët 17 përqind, ndiqet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut me normë 18 përqind. Shqipëria aplikon normën 20 përqind, duke rezultuar me normë TVSH më të lartë se mesatare e Ballkanit Perëndimor.  

Lë pas Finlandën, Gjermaninë, Francën, shteti shqiptar taton

Politika të BE apo vende të tjerë aplikojnë veç normave standarde edhe TVSH të reduktuar. Arsyet për reduktim të normës tatimore apo përjashtim nga tatimi lidhen me:

rritjen e mundësisë për konsumin e shportës bazë, konkretisht për mallra dhe shërbime si ushqimi dhe transporti publik

inkurajimin e konsumit të disa mallrave si librat

promovimin e shërbimeve vendase siç është turizmi

korrigjimin e faktorëve të jashtëm

Të gjitha vendet e Europës përveç Danimarkës aplikojnë TVSH të reduktuar për disa grupmallra dhe shërbime. Shqipëria i aplikon TVSH të reduktuar 6 apo 10 %  nga 20% që është standardi vetëm për promovim të sektorëve dhe shërbimeve në turizëm, agroturizëm, reklama audiovizive, libra si dhe furnizimin e imputeve bujqësore, përfshirë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët.

Gjatë periudhës së Pandemisë Covid -19  të gjitha vendet e BE përveç Danimarkës, aplikuar reduktim të TVSH-së dendur për të garantuar efekte të pakta të krizës.

Krahas normës standarte dhe asaj të reduktuar të TVSH-së, në Europë ka shtete që akoma aplikojnë norma super të reduktuara apo norma ‘parkimi’ për kategori të caktuar mallrash e shërbimesh.  Një nga direktivat kryesore të BE-së për TVSH-në u miratua në vitin 1991, disa vende të BE-së po aplikonin tarifa të reduktuara, super të reduktuara ose zero për mallrat dhe shërbimet që nuk specifikoheshin nga rregulloret e reja. Për të lehtësuar kalimin në një tarifë standarde, u lejua një e ashtuquajtur “normë parkimi”. Megjithëse synohej të hiqej gradualisht, disa vende ende e zbatojnë atë. Konkretisht vende si: Irlanda, Italia, Spanja, Franca dhe Luksemburgu vijojnë aplikimin e normave supër të reduktuara që variojnë nga 4.8 deri në 2.1 përqind. Ndërsa të ashtuquajtura norma ‘parkimi’ vijojnë të aplikohen nga Belgjikë, Portugali, Austri, Irlanda dhe Luksemburgu, norma nga 12-14 përqind.

Lë pas Finlandën, Gjermaninë, Francën, shteti shqiptar taton

Në kuadër të pandemisë, Irlanda dhe Austria kanë aplikuar dhe norma të përkohshme, kështu Irlanda uli normën standarte përkohësisht nga 23% në 21% nga Shtator 2020-Shkurt 2021. Ndërsa Austria uli normën e reduktuar nga 13 në 5 përqind përkohësisht nga Korrik 2020-Dhjetor 2021.

Edhe pse norma në Shqipëri është nën nivelin mesatar të BE-së, rezulton më e lartë se e vendeve si Qipro, Gjermani, Rumani, Maltë dhe Luksemburg. Vende me normë të njëjte si Shqipëria janë: Austria, Bullgaria, Estonia, Francë, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar, por këto të fundit në produkte bazë të konsumit aplikojnë norma të reduktuara TVSH.

Shqipëria ka një varësi më të lartë se vendet e tjera nga të ardhurat e TVSH-së.. Ndryshe nga shumica e vendeve europiane apo të OECD-së që aplikojnë përjashtime dhe reduktime të TVSH në kategori bazike si ushqime, energji, Shqipëria aplikon normë standarte TVSH për mallra të konsumit të shportës apo konsumit të gjerë, madje dhe në kontekstin e pandemisë ku shumica e vendeve kanë ndërmarrë lehtësime të mëtejshme në kategori të tilla, Shqipëria nuk ka ndërmarrë lehtësime për konsumatorin.

Lë pas Finlandën, Gjermaninë, Francën, shteti shqiptar taton

Të ardhurat që Shqipëria mbledh nga TVSH përbëjnë më shumë se 30 përqind e të ardhurave tatimore, ndërsa mesatare e OECD vlerësohet rreth 21 përqind. Vendet si Luksemburg, Itali dhe Zvicër janë ndër vendet me varësi më të ulët nga të ardhurat e TVSH-së, të cilat përbëjnë rreth 16, 15 dhe 12 përqind e të ardhurave tatimore në këto vende. Arsyeja për një peshë më të ulët në këto vende lidhet me norma më të ulta TVSH-je që aplikojnë këto vende. Megjithatë edhe shtetet që aplikojnë normën 20 përqind sa Shqipëria, kanë peshë relativisht më të ulët nga të ardhurat e TVSH.

Linku i Artikullit: https://politiko.al/e-tjera/le-pas-finlanden-gjermanine-francen-shteti-shqiptar-taton-buken-dhe-shpo-i456357