Shqipëria importon naftë edhe pse ka rezerva aktive. Vlerësohet se vendi ynë ka deri në 400 milionë ton, prej të cilave deri më sot janë nxjerrë 45-50 milionë ton.

Por, mungesa e cilësisë së rafinimin dhe përpunimit të naftës, bën që qeveria të derdhë para për të blerë naftë nga vendet e tjera eksportuese dhe jot ë shfrytëzojë rezervat e veta natyrore.

Open Data ka analizuar të dhënat e sasisë së naftës që vendi ynë ka importuar përgjatë viteve 2011-2021. Sipas të dhënave, gjatë 11 viteve sasia e importuar dhe e deklaruar pranë autoritetit doganor, është në rënie.

Shqipëria ka importuar mesatarisht 470 mijë ton naftë çdo vit. Viti 2017 shënon vlerën më të vogël të sasisë së naftës së importuar, përkatësisht 400 256 ton naftë. Ndërsa viti me vlerën më të lartë të sasisë së naftës së importuar është viti 2019 me përkatësisht 520 200 ton.

E pasur me rezerva aktive, nevojat e vendit për naftë i mbulon

Në vitin 2015, 2017 dhe 2020 vendi ka ulur sasinë e importeve.

E pasur me rezerva aktive, nevojat e vendit për naftë i mbulon

Kompania “Albpetrol”, si një shoqëri e zotëruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, rezulton se nuk mund të garantojë rafinim të karburanteve. Kjo sjell që nevojat e vendit për naftë të mbulohen vetëm nga importi.

Sasitë e importit për 2.8 milionë banorë janë realativisht të ulëta. Nafta shqiptare, për shkak të cilësisë, eksportohet në vendet e huaja vetëm për përpunim.

Sasia më e madhe e naftës ndodhet në fushën e Patos-Marinzës në rrethin e Fierit, i cili mendohet të jetë një nga vendburimet më të mëdha të zbuluara në Evropë, fushë  e cila nxjerr rreth 44 mijë hektarë ka një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçi naftë në vit.

Linku i Artikullit: https://politiko.al/e-tjera/e-pasur-me-rezerva-aktive-nevojat-e-vendit-per-nafte-i-mbulon-importi-sa-i456340