Open Data Albania po analizon të dhëna të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022 duke identifikuar vlera, shpërndarje dhe kategori përfituese për grante të karakterit individual, si pagesa drejtpërdrejtë për individ dhe familje.
Këto pagesa planifikohen në buxhetin e shtetit, dhe paguhen drejtpërdrejtë nga Thesari apo Entet Publike. Ekipi Open Data Albania bën monitorim të vazhdueshëm të këtyre transfertave përmes pagesave në thesar me llogari që janë transaksione me kod 606.
Konkretisht në Buxhetin e Shtetit të vitit 2022 janë planifikuar për mbështetje kategori Individësh si vijon:
- Persona me Aftësi të Kufizuar dhe personat nën ndihmë ekonomike, funksioni Mbrojtja Sociale;
- Fermerë përmes skemës kombëtare dhe skemës së subvencionimit të naftës;
- Përftime përmes Bonusit të Bebes;
- Fondi për Përndjekurit Politik;
- Punësimi i Personave nga Grupet e Pafavorizuara në Ndërmarrjet Sociale;
- Financimi i Shërbimeve të reja Sociale për grupet në nevojë të ofruara nëpërmjet njësive vendore nga Financimi i fondit social;
- Ofrimi i teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimin 9-vjeçar dhe arsimit të mesëm;
- Strehimi;
- Bonusi i Ri-jetëzimit (për Trashëgimi Kulturore);
- Fondi i Ekselencës; etj
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Këto shpenzime për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin 34.7 miliardë lekë. Pesha që këto shpenzimet zënë ndaj totalit buxhetor për vitin 2022 është 5.45 %. Ndërkohë, pesha që zënë ndaj shpenzimeve korrente totale është 6.85%.
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ky zë jepet dhe i detajuar sipas funksioneve të qeverisë në tabelat shoqëruese të ligjit Nr. 115/2021 ‘Për Buxhetin e Vitit 2022’, ku funksioni Mbrojtja Sociale ka gjithmonë peshën kryesore kundrejt totalit të shpenzimeve për Grante Individuale.
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Tek Mbrojtja Sociale përfshihen edhe Grante Individuale për Pagesa të Individëve ish të përndjekur politik. Për vitin 2022 është planifikuar fondi prej 1 miliardë lekësh, dhe përfitues janë planifikuar 7300 individ ish të përndjekur politik.
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Konkretisht, për vitin 2022 është planifikuar një fond prej 16.99 miliard lekësh për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë që përfitojnë pagesa. Në total nga grantet individuale për Aftësinë e Kufizuar përfitojnë 167 mijë persona. Nëse bëjmë një mesatare sa përfiton çdo individ në muaj, na rezulton 8 478 Lekë. Ndihma Ekonomike për 2022 është planifikuar 6.24 miliardë lek për 67 mijë familje dhe individë përfitues në nevojë. Për Bonusin e Bebeve është planifikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë, me 35 mijë përfitues për 2022. Janë parashikuar 200 milion për financim e shërbimeve të reja sociale dhe 120 milion lekë janë planifikuar për punësimin e rreth 200 personave nga grupet e pafavorizuara në ndërmarrjet sociale.
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Fondi i parashikuar për Transferta për Buxhetet Familjare dhe Individët Fermer, fond që alokohet përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është planifikuar në nivelin 2.25 miliardë lekë për të subvencionuar fermerët nëpërmjet masave mbështetëse në bujqësi dhe 950 milion lekë për Skemën e Subvensionit të naftës. Për vitin 2022, nga Skema Kombëtare, pritet të përfitojnë subvencione rreth 4800 fermerë dhe nga Skema e rimbursimit të naftës pritet të përfitojnë rreth 17 500 fermerë. Së fundmi, për ketë qëllim nga paketa e rezistencës sociale është shtuar 500 milion lekë për mbështetjen e fermerëve pa taksa.
Burim: Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë 1.32 miliardë lekë për strehimin dhe 900 milion lekë për tregun e punës. Lidhur me strehimin 1 miliardë lekë është planifikuar për subvencionim e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti. Numri i familjeve që pritet të marrin këtë subvencionim është 6 mijë familje. Ky është viti i fundit për të cilin janë planifikuar fonde për këtë qëllim. Bonusi i Qirasë për personat e prekur nga pasojat e tërmetit dhe Bonusi i Qirasë për individ të prekur nga shpronësime me zona të detyrueshme për zhvillim post tërmet mund të jetë një shpenzim dinamik që ndryshon nga planifikimet fillestare. Ky arsyetim gjen shkak edhe nga rritje të pagesave për këtë shpenzim nga disa Bashki, rritje që konstatohet edhe në pagesa Thesari grant individual (606) për bonus qiraje.
Ndërkohë, 900 milion lekë janë planifikuar për të trajtuar 4 900 persona me pagesë papunësie. Këta individ të dalë të papunë pas ndërprerjes së mardhënieve për shkak shkurtim vendi i punës apo mbyllje e shoqërisë, mbështeten me të ardhura të papunët për nje periudhë deri në 12 muaj, në varësi të kontributeve të derdhura në sigurimet shoqërore.
Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, transferta për Buxhetet Familiare dhe Individët është planifikuar në nivelin 900 milion lekë për ofrimin e teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimin 9-vjeçar, 120 milion lekë për nxënësit e arsimit të mesëm që përfitojnë tekste mësimore falas dhe 200 milion lekë për studentët që mbështeten financiarisht nga Fondi i Ekselencës.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, transferta për Buxhetet Familiare dhe Individët për vitin 2022 është planifikuar në total 441 milion lekë. 280 milion lekë janë planifikuar për trajtimin financiar të 160 personave personel i rekrutuar dhe dosje të administriuara për trajtim financiar. Këto lidhen me përfitime suplementare për ushtarakët në rezervë apo lirim dhe familjet e tyre, për: trajtimin me pagesë kalimtare; pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi; pension suplementar, pensionin e plotë të pleqërisë; pension suplementar invaliditeti; pension suplementar familjar; pension suplementar familjar, kur, për shkak të detyrës, humbasin jetën; etj.
Pjesa më e madhe e fondit të transfertës për Buxhetet Familiare dhe Individët për Ministrinë e Brendshme është planifikuar për trajtimin e punonjësve me pagesë kalimtare, pagesë për periudhën jo në detyrë të efektivëve sipas gradave, konkretisht 195 milion lekë.
Shkolla e Magjistraturës ka parashikuar rreth 173 milion lekë për 227 kandidatët e planifikuar, të cilëve u mbulohet paga e magjistratëve në masën 50%, gjatë periudhës së ndjekjes së programit.
Në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2022 është parashikuar një fond prej 100 milion lekësh për Kthimin e objekteve në qendra historike, në modele biznesi. Ky projekt është quajtur Bonusi i Rijetëzimit. Ky është viti i parë i vënies në zbatim të këtij projekti. Përmes një skeme, granti i vënë në dispozicion do t’u financojë pronarëve restaurimin dhe kthimin e objekteve brenda qendrave historike, në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.
Karakteristika të vitit 2022. Përveç politikave të qëndrueshme, struktura dhe tërësia e granteve individuale për 2022 na lidhet me pasojat e ngjarjeve madhore të ndodhura në 3 vitet e fundit. Si për shembull subvencionimi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkohë që ka dhe politika të reja si Bonusi i Bebes, i cili synon të nxisë rritjen e lindjeve në vendin tonë. Po njësoj risi është edhe projekti për Pronarët e Objekteve Trashëgimi Kulturore për restaurim.
Shkarko excel: Grante Individuale të Planifikuara nga Buxheti i Shtetit 2022Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: B.M.