Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zbatim të VKM nr 143, datë 13.02.2020, Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit të rindërtimit ka lëshuar autorizime për subjekte ekonomike të kontraktuara për programin e Rindërtimit apo nën kontraktor të tyre për zbatim të kontratës. Ky autorizim konfirmon se Biznesi nuk ka detyrim të paguaj Tatim Mbi Vlerën e Shtuar nëse aktiviteti, malli apo shërbimi është produkt i Programit në fjalë.

Nё faqen zyrtare të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve ёshtё publikuar lista e autorizimeve pёr pёrjashtim nga TVSH-ja. Nё total janё 780 subjekte tё pёrfshira nё Procesin e Rindёrtimit qё kanё marrё autorizim pёr pёrjashtim nga Tatimi i Vlerёs se Shtuar.
Mё poshtё do tё gjeni listёn e tatimpaguesve, tё cilёt kanё marrë Autorizimet.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve DPT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i Subjekteve për të cilat është bërë miratim është i lartë pasi nga përjashtimet përfitojnë jo vetëm kontraktorët  drejtpërdrejtë pra bizneset që kanë fituar një kontratë më autoritetin prokurues, por edhe nën kotraktorët e tyre të cilët janë angazhuar në blerje apo shërbime në zbatim të kontratës. Programi i Rindërtimit po financohet kryesisht me fonde të Qeverisë Shqiptare dhe Donatorëve të angazhuar. AIS përmes DataBazës Open Procurement Albania ka zbardhur të gjitha procedurat për kontraktimet e realizuara nga Autoritetet Kontraktore si Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH dhe Bashkitë. Gjithashtu subjektet biznese drejtpërdrejt kontraktore ne programin e Rindërtimit pas Tërmetit janë listuar dhe kanë pasaportat e tyre me të dhëna dhe dokumente të listuara tek databaza OpenCorporatesAlbania.

Shkarko excel: Biznese dhe Nën Kontraktor nё Programin e Rindërtimit, dhe Përjashtimi nga Kosto të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Argela Lala