Publikim nga Monitor.al

Ambasadori Holandez: Mos kombinoni amnistinë fiskale me atë penale

“Kombinimi i amnistisë fiskale dhe penale ndoshta është i tepërt”, deklaroi sot H.E.Mr. Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania. Ambasadori u shtohet zërave të institucioneve ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian që i kanë kërkuar qeverisë të tregohet e kujdesshme me projektligjin për amnistinë të prezantuar së fundmi.

Linku për lajmin e plotë:

https://www.monitor.al/ambasadori-holandez-mos-kombinoni-amnistine-fiskale-me-ate-penaleu/



Jaço shpreh rezervat për amnistinë: pastrim i parave, konkurrencë e pandershme, rrezik i përfshirjes së personave të inkriminuar

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm.

Linku për lajmin e plotë:

https://www.monitor.al/jaco-shpreh-rezervat-per-amnistine-pastrim-i-parave-konkurrence-e-pandershme-rrezik-i-perfshirjes-se-personave-te-inkriminuar/