Publikim nga Syri.net

Qeveria përballet me pikëpyetje shtesë mbi Amnistinë, përfshirë nevojën për 84 vota

Instituti Shqiptar i Shkencave, një organizatë jofitimprurëse në Tiranë, organizoi të martën një takim ekspertësh dhe diplomatësh në të cilin u prezantuan dy studime të kryera nga ekspertë të ekonomisë dhe të drejtësisë mbi nismën kontroverse të qeverisë, takim ku morën pjesë si dëgjues dhe si folës përfaqësues të shumtë të ambasadave të vendeve partnere, të cilat kanë shprehur rezerva dhe shqetësime serioze mbi nismën.

Ambasadori i Vendeve të Ulëta në Shqipëri Reinout Vos tha se çështja nuk shtrohet ngushtësisht në termat nëse qeveria ka apo jo të drejtë të ndërmarrë një amnisti fiskale por se si do të bëhet kjo amnisti, ndërsa përsëriti shqetësimet e shprehura nga Komisioni Evropian, që thotë se propozimi i qeverisë “ngre shqetësime serioze”.

Linku për lajmin e plotë:

https://www.syri.net/amp/index.php?id=520968



Amnistia kriminale/ Dhoma Amerikane i përgjigjet sulmeve të Ramës

Për Dhomën Amerikane të Tregtisë, nisma e qeverisë për Amnisti Fiskale dhe Penale nuk ofron garancitë e mjaftueshme, se përmes saj nuk do të përfitojnë persona të inkriminuar.

Presidenti i AmCham, Enio Jaço, ndërsa renditi risqet që nisma paraqet, u kujdes që të bëjë të qartë se ky nuk është qëndrimi i një individi të vetëm, por e institucionit me strukturat përkatëse.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar nga “Open Data Albania”, me temë “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale”, Jaço renditi si rrezik edhe thellimin e konkurrencës së pandershme. Niveli i taksimit, vuri në dukje ai, është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë.

Linku për lajmin e plotë:

https://www.syri.net/politike/521036/amnistia-kriminale-dhoma-amerikane-i-pergjigjet-sulmeve-te-rames/