Publikim nga Balkanweb.com
“Do të sjellë falimentimin e sistemit fiskal të vendit”, Instituti i Shkencave: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe penale
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave i kërkoi sot qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji.
Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.

Linku për lajmin e plotë:
“Rrezik i përfshirjes së personave të inkriminuar”, Presidenti i Dhomës Amerikane shpreh rezervat për amnistinë fiskale: Pastrim i parave, konkurrencë e pandershme
Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.
Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm.

Linku për lajmin e plotë: