Publikim nga 27.al

Instituti Shqiptar i Shkencave ka shprehur qëndrim totalisht kundër amnistisë fiskale. Prandaj, ditën e sotme i kërkoi që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.

Linku për lajmin e plotë:

https://27.al/235859-2/