Publikim nga Konica.al

Për Dhomën Amerikane të Tregtisë, nisma e qeverisë për Amnisti Fiskale dhe Penale nuk ofron garancitë e mjaftueshme, se përmes saj nuk do të përfitojnë persona të inkriminuar.

Presidenti i AmCham, Enio Jaço, ndërsa renditi risqet që nisma paraqet, u kujdes që të bëjë të qartë se ky nuk është qëndrimi i një individi të vetëm, por e institucionit me strukturat përkatëse.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar nga “Open Data Albania”, me temë “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale”, Jaço renditi si rrezik edhe thellimin e konkurrencës së pandershme. Niveli i taksimit, vuri në dukje ai, është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë.

Linku për lajmin e plotë:

https://konica.al/2022/07/amnistia-fiskale-dhoma-amerikane-i-pergjigjet-sulmeve-te-rames/