Open Data Albania po evidenton të dhëna mbi vlerat kontraktore dhe vlerat e investimit të Kontratave të Koncesionit PPP të miratuara në Sektorin e Shëndetësisë për periudhën 2015-2022. (Shiko artikullin)

Konkretisht janë në zbatim 4 kontrata koncesioni PPP në Sektorin e Shëndetësisë

Të katra janë me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit

Vlera e plotë e kontratave me Koncesion PPP në Shëndetësi është rreth 45.5 miliardë Lekë.

Për periudhën 2015 deri në 2021 janë realizuar pagesa nga Shteti në vlerën rreth 17.3 miliardë Lekë.

Për vitet e ardhshme  vlera që mbetet në total për tu paguar është rreth  28.2 miliardë Lekë, në rastet kur nuk ka ndryshime në parashikimet e bëra.

Për vitin 2022 janë planifikuar të paguhen nga Buxheti i Shtetit rreth 13.8 miliardë Lekë për të gjitha kontratat Koncesion PPP me mbështetje nga Buxheti i Shtetit.  Prej tyre rreth 4.75 miliardë do të paguhen vetëm për PPP në Shëndetësi, që përbëjnë rreth 34.4% të planifikimit vjetor për pagesa.

Raporti Vlerë Investimi ndaj Total Buxhetim Shtetëror për kontratat PPP është rreth 9%. Një raport i ulët ky që qartëson një normë kthim investimi apo fitimi të lartë.

Artikullin mbi PPP ne Sektorin Shëndetësi dhe artikuj të tjerë mbi Koncensonet dhe Partneritetet Publik Privat mund ti klikoni dhe lexoni në Tema Koncesione portali Open Data Albania.