Qeveria ka miratuar në datën 29 Korrik 2022, Aktin Normativ nr. 12, për ndryshimin e Plan Buxhetit 2022. Ky Akt Normativ është i dyti me ndryshime në Buxhetin e Shtetit për 2022. Me herët me akt normativ nr 3, Buxheti u Ndryshua në Mars 2022. Shpenzimet Buxhetore në Planin fillestar shënonin 637.69 miliard lekë, në Mars Qeveria planifikoi rritjen 10 miliard nga Plani Fillestar, me aktin e Korrikut rriten edhe 13 miliard lekë të tjera. Tashmë shpenzimet janë 3.6% më shumë se plani fillestar dhe janë të Planifikuara me Akt Normativ në masën 660.69 Miliard Lekë.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në total shpenzimet janë rritur, por vetëm disa programe buxhetore kanë shënuar rritje. Qeveria ka planifikuar më pak buxhet dhe tkurrje shpenzimet për disa programe të tjera, mes tyre edhe katër programet bazë të sektorit publik Shëndetësi.

Rritje buxhetore krahasuar me Planin e fundit Buxhetor, ka shënuar e-Qeverisja apo Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me 2.2 miliard lek shtesë ose 37% më shumë se Plani i mëhershëm. Ky program mesa duket ka nevojë për ndërhyrje emergjente pas riskut të lartë në hakerim, dhe nevojës për siguri më të mirë për të dhëna dhe shërbime të e-Albania.

Programe të Zhvillimit apo Fondi Shqiptarë i Zhvillimit marrin një shtesë buxhetore me 1.9 miliard lekë, apo 16% më shumë se Plan Buxheti i mëparshëm.

Programi Buxhetor Ekzekutimi i Pagesave të Ndryshme buxhet për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë rritet me 1.82 miliard. Kjo rritje dhe këto pagesa lidhen me Kosto Shtesë në Buxhet pas vendimmarrjes së Qeverisë për Kompensim Financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022. Për këtë Qeveria ka miratuar Akt Normativ nr 10 në muajin Maj dhe përllogaritjet e aplikimeve për Kompensim Financiar nga Kontraktorët publik pritet të shoqërohet me shpenzime shtesë gjatë gjithë 2022.

Strehimi është gjithashtu një program buxhetor me shtesë shpenzimesh prej 1.72 miliard lekë.

Po njësoj Transporti Rrugor ka shtesë buxhetore sikurse Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime. Programet e sipër përmendura janë programe nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Arsimi Bazë përfshirë parashkollorin, ka një rritje shpenzimesh me 1 miliard lekë.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Programet që kanë pësuar tkurrje të Plan Shpenzime Buxhetore janë Sigurimet Shoqërore dhe të katër programet e Sektorit Shëndetësi.

Skema e Sigurimeve Shëndetësore ka përmirësuar planin e të ardhurave pas vendimmarrjes të Qeverisë për të rritur pagën minimale, me pasojë rritjen e detyrimeve për kontribute shoqërore të paguara nga punëdhënësi dhe punëmarrësi. Për këtë arsye buxhetit ju kursyen fonde dhe po pakësohet zëri shpenzime  me minus 4.78 miliard Lek.

Shëndetësia ka një tkurrje rreth 2 miliard lekë ku secili nga programet ka pakësimin e tij konkretisht Shërbimet e Shëndetit Publik me minus 14%,  Shërbimet e Kujdesit Parësor me 10%, Shërbimi i Kujdesit Dytësor me minus 1% dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës me një ulje modeste. Veç shëndetësisë tkurrje me minus 42% e shpenzimeve të planifikuara më herët ka pësuar INSTAT me Programin Statistikor. Kjo tkurrje vë në dyshim procesin e Census që pritet të mbahet këtë vit.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Totali i shpenzimeve të institucioneve buxhetore rritet me rreth 3.1 miliardë lekë ose plus 1 % e shpenzimeve të mëparshme. Nëse identifikojmë institucionet (pra jo programet) na rezultojnë me rritje portofoli për shpenzime buxhetore Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës; AKSHI; Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.



Tabela: Institucionet me rritje te ndjeshme buxheti (AN Korrik vs AN Mars 2022), vlerat ne mije lek dhe %
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Institucione me tkurrje portofol shpenzime janë Instituti i Statistikave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.



Tabela: Institucionet me reduktim te ndjeshëm buxheti (AN Korrik vs AN Mars 2022), vlerat ne mije lek dhe %
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky është akti i dytë normativ me ndryshime të Buxhetit të Shtetit pas planit fillestar me të cilin filloi zbatimi buxhetor një 1 Janar 2022. Qeveritë ndryshojnë Plan Buxhetet disa herë në vit ndikuar nga performanca në mbledhje të të ardhurave dhe shpenzimeve, nevojat sipas emergjencave, prioriteteve dhe fleksibilitetit në realizim.

Shkarko excel: Ndryshime në Plan Buxhetin e Shtetit 2022, rritje apo reduktim shpenzimesh sipas programeve
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci