Korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’. Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës/Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi.

“Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri” – thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari. Qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj. Pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Shiko artikullin e plotë KETU