Bashkia Tiranë ka shpallur sot tenderin për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar. 

Kjo është faza e parë e cila ka një vlerë të fondit limit prej 1 miliardë e 854 milionë lekë pa TVSH.

Data e fundit për dorëzimin e dokumentave është më 3 nëntor 2022, ku kompania fituese do të ketë një kontratë për 27 muaj. 

Projekti për ndërtimin e Godinës së Teatrit Kombëtar, sipas të dhënave të analizuara nga Open Data Albania është investimi i dytë publik me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Shiko artikullin e plotë KETU