Open Data Albania po hulumton lidhur me hendekun gjinor të pagës në Shqipëri, Rajon e Evropë. Hulumtimi zbardh edhe të dhëna për hendekun gjinor në moshë të re, përkatësisht nën 25 vjeç. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT).

Në vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë raportohet një pagë mesatare bruto prej 57,191 lekë për punonjës, vlerë kjo 6.6% më e lartë se ajo e vitit 2020. Duhet marrë në konsideratë fakti që në vitin 2021 në RSH u rrit kufiri minimal i pagës nga 26,000 lekë në 30,000 lekë.



Burimi: INSTAT, TRADING ECONOMICS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në një analizë më të thelluar të pagës mesatare sipas aktiviteteve ekonomike, përcaktuar nga Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike (NVE) për vitin 2021 rezulton që sektori më i mirë paguar është Sektori i Aktiviteteve Financiare dhe të Sigurimit. Në këtë sektor burrat kanë marrë një pagë mesatare 125,890 lekë, ndërsa gratë 105,532 lekë.

Kategoria e dytë më e mirë paguar shfaqet në aktivitetet e Informacionit dhe Komunikacionit, ku burrat kanë marrë një pagë mesatare 91,126 lekë, ndërsa gratë 80,579 lekë.

Sektorët në të cilët gratë duket të jenë mesatarisht më të mirë paguara janë sektori i Ndërtimit dhe ai i Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Eurostat analizon indikatorin e Hendekut Gjinor të pagës mesatare në Shqipëri dhe Vendet Europiane  për vitin 2018. Ky indikator llogarit vlerën në përqindje që pagat mesatare të gjinisë mashkullore tejkalojnë ato të gjinisë femërore. Në llogaritjen e këtij indikatori merren në shqyrtim aktivitetet ekonomike përcaktuar në Nomenklaturën e Aktiviteteve Ekonomike (NVE).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2018 sipas Eurostat burrat në Shqipëri janë paguar 6.8% më shumë se gratë, duke e renditur Shqipërinë të pestën ndër shtetet Europiane me hendekun më të ulët gjinor të pagës mesatare mujore.

Shkarko excel: Hendeku Gjinor i Pagës Mesatare në Shqipëri, Rajon dhe Evropë
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci