Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me raporte gjinore në administrimin apo pasjen në pronësi, të njesive ekonomike aktive në vitet 2013-2014. Në këtë rast bëhet fjalë për çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore, përjashtuar administratën publike, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas të dhënave marrë nga data baza e Institutit të Statistikave në seksionin e Regjistrit të Ndërmarrjeve rezulton se raporti gjinor ne  administrues të ndërmarrjeve aktive ka ndryshuar duke rritur lehtë peshën e gjinisë femërore edhe për vitet 2013 dhe 2014.

Ndërmarrjet aktive sipas gjinisë së pronarit / drejtuesit 2005-2014
Vlera në përqindje

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2012 ndërmarrjet që drejtoheshin nga gjinia femërore përbënin vetëm 27.4%, në vitin 2013 kjo vlerë ka shkuar në 27.8%,  dhe në vitin 2014 në 28.5% ose 32 073 administratore apo poseduese femra. Kemi një rritje prej vetëm 1.1% të drejtueseve femra të ndërmarrjeve në Republikën e Shqipërisë në harkun kohor të dy viteve. Në organizatat jo fitimprurëse në vitin 2014 qeverisja ndahet në raportin 722 drejtuese femra dhe 1 656 meshkuj.

Një tjetër këndvështrim paraqet femrën si drejtuese të një ndërmarrjeje sipas numrit të  punonjësve në varësinë e saj.

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Ndërmarrjeve ekonomike me një pronar / drejtues Femër sipas numrit të punësuarve në vitet 2005-2014

Vlera në përqindje

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Ndërmarrjeve ekonomike me një pronar / drejtues femër sipas numrit të të punësuarve në vitet 2012-2014

Numrin dhe peshën më të madhe administratoret dhe pronaret femra e shënojnë në ndërmarrjet e vogla me 1-4 punonjës. Në këto ndërmarrje ato kanë shënuar një rritje me 1% në dy vitet e fundit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha me mbi pesëdhjetë të punësuar administratoret e gjinisë femërore shënojnë vetëm 16.1% të rasteve në vitin 2014, pra 1.6% më shumë se në vitin 2012.

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Ndermarrje Aktive

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Ndermarrje Aktive

Burimi: INSTAT, Rregjistri statistikor i ndërmarrjeve
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci