Media publikoi një artikull me temë “Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive”

Në 17 tetor 2015 Ministria e Shëndetësisë shpall fituesin e koncesionarit të Hemodializës, një nga kontratat PPP më të dështuara në vend, e firmosur asokohe nga Ministri Ilir Beqja, i cili sot është nën hetim nga SPAK për aferat e koncesioneve. Fituesi i kontratës koncesionare ishte kompania “DiaVita” shpk, e cila u themelua nga përfaqësuesja e “EVITA” shpk Elona Saraci dhe pronari i “Spitali Amerikan” Klodian Allajbeu.

Koncesionari do të ndryshonte vazhdimisht kompanitë që e zotëronin, por aksioneri kryesor deri në 2019 ishte biznesmeni Klodian Allajbeu që operonte nëpërmjet kompanive guaskë. Pak pas themelimit të koncesionarit, aksionerja e “EVITA” shpk Majlinda Fetiu i shet aksionet e veta kushëririt Klodian Allajbeu. Duke parë vëmendjen mediatike që mori kontrata koncesionare, në shtator 2019 Klodian Allajbeu i shet aksionet e veta kompanisë “Diaverium International AB”. Megjithatë Allajbeu nuk i hoqi asnjëherë tentakulat e tij nga fondet e Shëndetësisë sepse kompani me individë që kanë punuar për këtë të fundit fitojnë tendera duke hedhur dyshime të forta për shkelje të rregullave të prokurimit dhe për influencën që fshihet pas tyre.

Tenderi me Flamur te Kuq

Shiko artikullin e plotë KETU