Drejtorja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, e ftuar në “Drejt” zbuloi se ajo është në “listën e zezë” të Partisë Socialiste.

Sipas saj, Arben Ahmetaj nuk është sot në një pozitë të pamerituar pavarësisht se ka një kundërvënie politike.

Brahaj: Unë jam te “lista e zezë”. I është ndaluar nga Partia Socialiste dhe ekipet që unë të dal me deputetë dhe ministra. Maksimumi në ndonjë studio vjen ndonjë pyetje e ndonjë deputeti që dëshiron të mos i thuhet emri por cilësia e tij.Një nga përballjet e fundit ka qenë me Ahmetaj ku i kam shpjeguar që poitika fiskale e qeverisë Rama ishte politikë oligarke. Ahmetaj sot nuk është në një pozitë të pamerituar pavarësisht se ka një kundërvënie politike dhe duket sikur po e përdorin si target për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e vërtetë politike, e cila ka majën e piramidës target.

Shiko artikullin e plotë KËTU