Institucionet Buxhetore kanë ekzekutuar transaksione nga thesari i shtetit për vitin 2022 në vlerën 555.8 miliard lekë. Krahasuar me vitin 2021, viti 2022 shënon rritje në vlerë të transaksioneve publike me 30 miliard lekë ose 5.7%. Rritja më e lartë vjetore është shënuar në vitin 2020, kur u realizuan shpenzime në thesar 15% më shumë sesa në vitin 2019.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vlera mesatare për transaksion në vitin 2022 arriti në 2.02 milion lekë. Në vitin 2020, vlera mesatare për transaksion u rrit me 17% krahasuar me vitin 2019 (nga 1.59 milion në 1.88 milion lekë).

Rreth 16.5% e transaksioneve totale të vitit 2022 janë kryer vetëm përgjatë muajit dhjetor. E shprehur në vlerë, 91.4 miliard lekë. Mesatarisht përgjatë muajve të tjerë janë kryer në secilin muaj nga 7.6% e transaksioneve të vitit.

Muaji i dytë me vlerë transaksionesh më të larta në vitin 2022 është gushti me 9.1% të transaksioneve të vitit ose 50.5 miliard lekë.



Tabela: Shpërndarja e transaksione thesari sipas muajve 2022
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Muaji dhjetor shënon vlerën më të lartë të transaksioneve për secilin nga vitet 2019-2022. Në dy vitet e fundit, në muajin dhjetor janë ekzekutuar 16% e transaksioneve të vitit, kur më përpara në vitin 2020 janë ekzekutuar 14%, ndërsa në vitin 2019-të 10% e transaksioneve të vitit.

Në përgjithësi përpos muajit dhjetor periudha që realizohen më shumë transaksione është qershor – tetor.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përgjatë viteve të marra në shqyrtim 2019-2022, janë mbajtur 3 herë zgjedhje, më 6 mars 2022 (zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki), në 25 prill 2021 (zgjedhje parlamentare) dhe 30 qershor 2019 (zgjedhje lokale). Gjatë fushatës zgjedhore për pushtetin vendor 2019, në muajin qershor janë ekzekutuar transaksione me vlerë 38.87 miliard lekë, ose 9.2% e totalit të vitit, më shumë se muajt paraardhës dhe më pak vetëm se muaji tetor dhe dhjetor 2019. Gjatë 3 muajve para datës së zgjedhjeve rezulton që janë ekzekutuar çdo muaj transaksione sa 8.8% e totalit të vitit, ndërsa në muajt e tjerë para dhe pas fushatës zgjedhore (përjashtuar 3 muajt para datës së zgjedhjeve) janë ekzekutuar mesatarisht në çdo muaj 8.2% e totalit të transaksioneve të vitit.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndryshe ka ndodhur me fushatën zgjedhore 2021, kur gjatë muajit prill janë shpenzuar 43 miliard lekë, ose 8.3% e totalit të vitit. Në tre muajt parazgjedhorë (3 muaj para datës së zgjedhjeve) janë shpenzuar mesatarisht çdo muaj 7.6% e totalit, ndërsa në muajt e tjerë nga 8.6% e totalit.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Transaksionet që janë regjistruar në 2 javët e fundit 2022 janë në vlerën 57.5 miliard lekë ose përbëjnë 10.3% të transaksioneve totale të vitit. Rezulton që në 2 javët e fundit të vitit 2022 janë realizuar transaksione më shumë sesa në çdo muaj të vitit.

Të dhënat më sipër përfshijnë transaksionet që janë regjistruar në periudhat përkatëse përmes Thesarit. Shërbimi i të dhënave të hapura të Transaksione Thesari në Republikën e Shqipërisë bëhet i mundur në një format të mirë-strukturuar dhe lehtësisht të gjëshëm përmes Punës së Organizatës AIS promotore e Open Data Albania. Në të ka të dhëna që prej vitit 2012 dhe të plota për çdo vit konkretisht pagesa  2012 – 2023 ; pagesa 2014 ; pagesa 2015 deri 2018 ; dhe 2019 e vijimësi.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha