Open Data Albania po prezanton evidencë mbi Fuqinë Ekonomike të njëzet e shtatë individëve aksioner kryesor në Media Televizive, konkretisht në Shoqëri Biznesi përmes të cilave funksionojnë ekranet dhe televizionet kryesore. Si Televizione kryesore në vend po renditen 14 shoqëri të cilat kanë licencim nga Autoriteti i Medias Audiovizive dhe njëkohësisht kanë kapital dhe fitime të deklaruara. Për 27 individët, aksioner do të përshkruajmë fuqinë e tyre ekonomike duke bërë një listim të Bizneseve ku zotërojnë aksione sipas sektorëve, kapitalit dhe performancës ekonomike. Po njësoj do të evidentohen edhe Bizneset Koncesionare PPP, Bizneset me status Investitor Strategjik dhe përfitues të Programit Shqipëria 1 Euro, apo biznese që mbajnë Licenca Kombëtare dhe në finale zotërohen nga këta individ Pronarë në Media Televizive.
Të dhënat janë aksesuar përmes regjistrit të shoqërive Qendra Kombëtare e Biznesit. Pasaportat për shoqëri mediatike audiovizive, shfaqen të mirë-strukturuara dhe gjithëpërfshirëse në data bazën Open Corporates Albania rubrika Biznese Mediatike.
Aksioner dhe Ortak të bizneseve mediatike janë prezantuar më herët në artikullin Zotërues të Mediave Audiovizive sipas kapitalit dhe kontrollit indirekt, ndërsa renditja e shoqërive sipas fitimit në një vit të caktuar është publikuar në artikullin Të ardhura dhe fitime kompani që Funksionojnë si Media Audiovizive 2021.
Konkretisht në këtë artikull do të listojmë biznese dhe sektorë ku kanë zotërim individë aksioner në Shoqëri Televizive, tabela më poshtë.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Dy aksionerët e shoqërisë Tv Klan zonja Alba Gina (me 40%) dhe zoti Aleksandër Frangaj (me 60%) janë aksioner apo ortakë direkt apo indirekt në disa kompani të tjera. Konkretisht zoti Frangaj në 12 shoqëri dhe zonja Gina në 9 shoqëri biznesi. Në gjashtë raste janë bashkë aksionar.
Zoti Frangaj aksioner dhe bashkëthemelues në Tv Klan zotëron drejtpërdrejt edhe tetë shoqëri të tjera në sektorë ekonomik si Ndërtim, Pasuri të Paluajtshme, Telekomunikacion, të drejta televizive:
Me zotërim të 100% të kapitalit zoti Frangaj është aksioner në dy shoqëri që veprojnë në ndërtim dhe pasuri të patundshme, konkretisht në shoqëritë:
- AS Construction shpk, themeluar në vitin 2019 me ortak Frangaj dhe Balfin shpk. Ortaku Balfin është larguar përmes shitjes së kuotave dhe sot shoqëria zotërohet plotësisht nga Frangaj.
- IREA-AL shpk themeluar në vitin 2022.
Të tjera shoqëri të zotëruara për një pjesë të aksioneve dhe kuotave nga zoti Frangaj janë:
- Alias Development operon në veprimtari të ndryshme të ndërtimit dhe rikonstruksionit, këtu zoti Frangaj zotëron 29% të kapitalit dhe është bërë ortak në shoqëri pas 2021. Të tjerë ortak të shoqërisë janë Agim Zeqo; Ilir Daci; Glon Bakalli ; Dael Dervishi ; Anjola Aliaj.
- Portat e Fatit organizon aktivitete të lojërave të fatit dhe llotos.
- Satelit + Sh.A. operon në shitblerjen e të drejtave televizive dhe shërbimeve të publicitetit e reklamimit ku zoti Frangaj zotëron vetëm 3.33%.
- Media 66 ofron prodhime televizive dhe publicitare në fushën audio dhe video, etj. Zoti Frangaj zotëron aty direkt dhe indirekt përmes Tv Klan, 54.1%
- Zoti Frangaj zotëron 10% të kapitalit në shoqërinë AN.NIK me bashkë ortak zotin Andon Dhima
Lista e shoqërive të biznesit në zotërim indirekt nga Aleksandër Frangaj, fiksohet në 5 kompani: Media 66, Print 2000, Radio Klan, Towers Network Albania dhe Plus Network. Print 2000 është shtypshkronjë për botimin e materialeve të ndryshme, e pezulluar që në 2016.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Alba Gina, ortake për 40% të aksioneve në Tv Klan, është gjithashtu aksionere direkte në platformën satelitore Digitalb, për 8% të aksioneve. Digitalb ofron shërbime të rrjeteve të telekomunikacionit, prodhime të filmave dhe në transmetime televizive.
Zonja Gina rezulton zotëruese indirekte në 7 shoqëri biznesi: Print 2000 (e pezulluar), Empire (e pezulluar), Radio Klan, Towers Network Albania, Media 66, ADTN dhe Plus Network.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Familja Hoxha trashëgimtarë të themeluesit Dritan Hoxha. Televizioni kombëtar Top Channel, i cili rezulton i dyti në renditje sipas fitimit (për vitin 2021 me rreth 1.59 miliardë lekë). Në mars 2001 Dritan Hoxha, themeloi Top Channel, pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe katër pasardhësit trashëguan shoqëritë e biznesit.
Vjollca Hoxha, rezulton aksionere direkte (sipas përqindjes) në 12 shoqëri biznesi. Në katër shoqëri Familja Hoxha është në kushte bashkë-aksioneri dhe për kapital të trashëguar, nga zoti Dritan Hoxha. Konkretisht:
- Top Channel televizioni kombëtar ku zonja Hoxha dhe fëmijët e saj Lorela, Sara, Redia dhe Itani zotërojnë secili 20% ndërsa Lorela është edhe administratore e shoqërisë.
- Valtelina, apo kompania e Kafesë duke filluar me import eksport dhe të gjitha proceset e lidhura me këtë produkt, është po njësoj shoqëri e zotëruar nga pesë trashëgimtarët ligjor të themeluesit Dritan Hoxha. Shoqëria është krijuar 30 vite më parë në 1993 dhe emri tregtar i saj është Lori Caffe.
- Video Grafic Agency (VGA) me aktivitet në fushën e publikimit, reklamimit dhe hapësirave publicitare në mediat e shkruara dhe vizive zotërohet gjithashtu me nga 20% të kapitalit nga secili anëtar i familjes Hoxha.
- Vini & Food sh.p.k operon në tregtimin e verërave. Pesë pasardhësit e zotit Dritan Hoxha zotërojnë aty secili 7% të kapitalit, ndërsa ortak të tjerë janë Eduard Poda, Alberto Rancini dhe Agim Dani.
Shoqëri të zotëruara në masën 100% nga zonja Vjollca Hoxha janë edhe:
- Anima 08 operon në ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, si dhe në tregti me shumicë dhe pakicë, themeluar në 2022.
- My Music ofron shërbime transmetimi radioteleviziv lokal.
- Gazeta Shqip Online ofron shërbime në median e shkruar dhe online, si dhe botimin e materialeve të ndryshme.
- Shqip ofron shërbime në fushën e medias së shkruar dhe online, si dhe në botimin e materialeve të ndryshme.
Ndërsa në disa subjekte zonja Vjollca Hoxha qëndron në ortakëri me ortak dhe aksionerë të tjerë si:
- KudoPay një shoqëri në financë dhe teknologji ku zonja Hoxha zotëron 17% ndërsa zonja Stella Gugallja 67 % dhe Adriano Kadriu 16%.
- Plus Communication ofron shërbime konsulence dhe asistence ndaj të tretëve. Këtu zonja Hoxha zotëron 12.43% të aksioneve.
- Publialb, agjenci publicitare me veprimtari në fushën e medias së shkruar dhe audiovizuale e themeluar në 2019 ku zonja Hoxha është aksionere secila me 50% me zonjën Eva Blushi.
- Saras – shtëpi botuese ku zotëron 50% me bashkë ortak Besnik Myftari.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Lorela Hoxha, rezulton zotëruese direkte për 8 shoqëri biznesi, Loresa, Noor, Top Albania, Top Channel, Top News, Valtelina, Video Grafic Agency (VGA), Vini & Food sh.p.k. dhe BLF.
Përveç katër shoqërive ku zotëron së bashku me anëtarët e tjerë të Familjes zonja Lorela Hoxha është zotëruese apo themeluese edhe në katër shoqëri të tjera biznesi në sektorin tregti, përpunim kafeje, media dhe turizëm. Konkretisht të tjera shoqëri janë:
- Top Albania Radio është për 10% të aksioneve nën zotërimin e zonjës Lorela Hoxha dhe po kaq kanë dy motrat dhe vëllai i saj. Dy aksioner të tjerë në këtë shoqëri janë Zhuljeta Lamaj dhe Ervin Zeneli.
- Loresa është një shoqëri e zotëruar nga dy motrat Lorela dhe Sara. Shoqëria zotëron aksione të Digit-ALB.
- Noor ka aktivitet tregtar dhe përpunimi kafeje, si dhe shërbime administrative në menaxhimin e Bar-Kafe Hoteleri-Turizëm. Këtë kompani zonja Lorela Hoxha e zotëron e vetme. Shoqëria është themeluar në vitin 2017.
- Top News, agjenci publicitare dhe kanal për transmetimin e lajmeve 24 orë zotërohet plotësisht nga Lorela Hoxha, pas dhurimit të aksioneve nga nëna e saj Vjollca Hoxha.
- BLF, është shoqëri e pezulluar zotëruar po nga Lorela Hoxha për objekt aktiviteti si agjenci turistike për transport kombëtar dhe ndërkombëtar të udhëtarëve.
Në total, nëpërmjet zotërimit indirekt, Lorela Hoxha rezulton zotëruese indirekte në tre kompani: Digitalb, ADTN dhe Empire.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Sara Hoxha ka në zotërim direkt 6 shoqëri biznesi: Loresa, Top Albania, Top Channel, Valtelina, Video Grafic Agency (VGA), Vini & Food sh.p.k. Në secilën prej tyre ajo zotëron së bashku me anëtarë të familjes së saj nëna, motrat dhe vëllai. Po njësoj përmes këtyre shoqërive zotëron indirekt aksione edhe tek Digitalb ; ADTN dhe Empire .
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Redia Hoxha rezulton aksionere direkt në 6 shoqëri biznesi: Digitalb, Top Albania, Top Channel, Valtelina, Video Grafic Agency (VGA), Vini & Food sh.p.k.; dhe zotëruese indirekte në dy kompani: ADTN dhe Empire.Valtelina, kompani e prodhimit dhe përpunimit të kafesë (“Lori Caffe”).
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Itan Hoxha, i fundit i familjes Hoxha, rezulton zotërues direkt në gjashtë subjekte biznesi: Digitalb, Top Albania, Top Channel, Valtelina, Video Grafic Agency (VGA), Vini & Food sh.p.k.; dhe indirekt në dy subjekte: ADTN dhe Empire.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Familja Hoxha, në total rezultojnë aksioner zotërues në 20 shoqëri të ndryshme biznesi, nga të cilat 10 subjekte operojnë në fushën e medias dhe shërbimeve audio video. Prej tyre tre janë me licensa Kombëtare.
Ndër shoqëritë që i kanë pasqyrat financiare të reklamuara në QKB, xhiro më të lartë për vitin 2021 raporton Digitalb, rreth 4.2 miliardë lekë, ndjekur nga televizioni Top Channel 1.6 miliardë lekë dhe kompania e prodhimit të “Lori Caffe”, Valtelina 385 milion lekë.
Në një listë të fitimit kontabël, Top Channel dhe Valtelina, ngjiten me një pozicion duke rezultuar kompanitë me fitimin më të lartë para tatimit, përkatësisht 205 milion lekë dhe 43 milion lekë. Ndër shoqëritë që realizojnë fitim, marzh më të lartë fitimi raporton shoqëria tregtare Loresa (13.4%), pasuar nga Top Channel (12.9%) dhe Valtelina (11.3%).
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vëllezrit Dulaku me median Vizion Plus, televizioni i tretë me licencë kombëtare. Ata janë aksioner që nga themelimi 2012.
Artan Dulaku rezulton aksioner direkt në 9 kompani, dhe zotërues indirekt në 21 të tjera. Bizneset janë kryesisht në sektorin Ndërtim duke dalluar edhe për Infrastrukturë Turistike, po njësoj veç medias zotërohen edhe shërbime interneti dhe tregti. Dulaku është në bashkë ortakëri me vëllezërit e tij Genci dhe Ardian.
- Alba – Beton në infrastrukturë ndërtim zotërohet nga vëllezërit Dulaku dhe Erion Harizi i cili ka 15% të aksioneve. Shoqëria është themeluar në 2003.
- Albanian Satellite Communications ofron shërbime në fushën e telekomunikacionit dhe komunikimeve elektronike, transmetimit satelitor, shërbime audio dhe video, etj zotërohet po nga vëllezërit Dulaku dhe ortaku i huaj Benjamin Feinberg për 12%.
- Concord Investment është një nga kompanitë më të mëdha në vend në sektorin e ndërtimit. Zotërohet nga tre vëllezërit Dulaku dhe është përfituese e statusit Investitor Strategjik, dhe e disa Vendimeve të Këshillit të Ministrave. Detaje për këtë shoqëri janë të lexueshme në Pasaportën e Krijuar në faqen e Open Corporates Albania.
- D & L Administrim shoqëri ku Artan Dulaku vepron në ortakëri me zotin Arian Leskaj
- INER operon në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakicë ortakëri vëllezërit Dulaku.
- INTER-GAZ SHA operon në tregtimin e gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre në ortakëri me Piro Bare.
- Media Vizion, zotëruar po nga vëllezërit Dulaku.
- Stai Prefabbricati Albania operon në sektorin e ndërtimit dhe zoti Artan Dulaku është aksioner për 12.5% të kapitalit.
- C O N D O R shoqëri aktualisht e Pezulluar.
Lista e shoqërive të biznesit, nën zotërim indirekt të Artan Dulaku, në maj 2023 fiksohet në 21 subjekte ekonomike kryesisht në infrastrukturë ndërtimi dhe infrastrukturë turistike:
- Alba Investim për investimin dhe ndërtimin e objektit ”Kompleks turistik Gone-Perivol” themeluar në 2021 në bashkëortakëri me një shoqëri nën zotërim të Ndricim Babasit.
- Tring Tv ofron shërbime audiovizive, si dhe ndërtimin e sistemeve të telekomunikacionit zotërohet nga Concord Investment pra zotërim indirekt nga familja Dulaku.
- Safe Security Albania ka objekt aktiviteti shërbime administrative dhe imobilare zotëruar po nga Concord Investment.
- Marina Orikum kryen aktivitet turistik dhe investime në fushën e turizmit, operacione financiare, veprimtari imobilare, tregti import-export, etj. Edhe kjo shoqëri zotërohet indirekt përmes Concord Investment.
- Marina Bay Saranda ndërtim në turizëm zotërohet si shoqëri 50% nga Concord Investment dhe 50% nga Kastrati Group.
- Management Hospitality Albania operon në fushën e turizmit dhe zotërohet nga Concord Investment.
- Bleta operon në ritransmetimin e sinjalit mediatik dhe shërbime interneti është shoqëri po në zotërim të Concord Investment.
- Arameras kryen aktivitet në sektorin e ndërtimit, shitblerjes, komplekse dhe hoteleri veç Concord Investment e vëllezërve Dulaku aksionar në këtë shoqëri janë edhe Bujar Qirko 3.33%; Fredi Muci 3.33%; Artan Leskaj 12.5%; Gjergj Hoxha 10%; Arben Dervishaj 10% dhe Luan Duraj 10%.
- Alissa Albania operon në prodhimin e materialeve të ndryshme të ndërtimit, si dhe ndërtimin e objekteve të llojeve të ndryshme. Zotëruar nga Concord Investment.
- Albeton 5 ka si objekt prodhimin e materialeve të ndërtimit, aktivitete financiare, shërbime turistike, e tregtare, etj.
- Adriatika Beton operon në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe ndërtimin e objekteve të ndryshme.
- Albania Motor Company operon në tregun e automjeteve. Këtu shoqëria ka ortak një kompani të huaj.
- EDIL – AL – IT operon në ndërtimin e objekteve të llojeve të ndryshme. Shoqëria zotëron aksione edhe në një shoqëri Koncesionare Marina Limion me bashkë ortak Kastrati Group.
- TV Kabllor Shijaku ofron shërbime televizioni kabllor.
- Albanian Destination Management Organisation ofron shërbime turistike dhe imobilare ku ortak të tjerë janë Fatos Demiri 40% dhe Eltona Ibrahimi 20%.
- Gallery Albanian Restorant, aktivitet në Bar-Restorant-Piceri dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë.
- Marina Limion, shoqëri për zbatimin e koncesionit “Rikonstruksionin, Operimin dhe Transferimin e portit turistik “Marina Limion”
- Elbasan Tv operon në transmetimin televiziv vendor dhe ritransmetim radio vendore.
- Iberic Dress Style ka objekt aktiviteti tregtar.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kastrati Group rezulton ortaku kryesor i vëllezërve Dulaku, i cili zotëron 50% të pronësisë tek të dy shoqëritë koncesionare në zotërim të vëllezërve Dulaku, Marina Bay Saranda dhe Marina Limion. Ortak të tjerë rezultojnë Arian Leskaj, ortak me Artan Dulaku në tre shoqëri biznesi; Ardian Muka në dy shoqëri biznesi; Piro Bare 50% të Inter-Gaz sha; Reita Haçka 49% të shoqërisë Alba Inerte & Konstruksion; Ndriçim Babasi 49% të Alba Investim; etj.
Bashkë ortak të huaj me zotin Artan Dulaku rezultojnë shoqëria italiane Prefabbricati Industriali Stai Srl 75% të aksioneve të shoqërisë Stai Prefabbricati Albania; shtetasi izraelit Benjamin Feinberg, zotërues i 12.5% të Albanian Satellite Communications dhe shoqëria qipriote Grand Dalewest Limited, e cila zotëron 50% të aksioneve të shoqërisë Albania Motor Company.
Në një renditje sipas fitimit para tatimit, listën e kryeson sërish Concord Investment, me fitim bruto 1.24 miliardë lekë.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Genci Dulaku rezulton aksioner direkt në 5 shoqëri biznesi dhe indirekt në 21 të tjera. Ato janë kryesisht shoqëri në ortakëri me vëllezërit Dulaku të cilat u renditën edhe më lart.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Adrian Dulaku rezulton aksioner direkt në 8 shoqëri biznesi ku përveç bizneseve ku bashkëzotëron me vëllezërit janë edhe kompani të tjera si:
- B.I.C. kryen aktivitet tregtar.
- Fonte-Fontana operon në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
- Dufe operon në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bashkë ortak të huaj me Adrian Dulakun rezultojnë shtetasi italian Marco Fermi, zotërues për 70% të aksioneve të Dufe; shtetasi italian Matteo Scalco, zotërues për 50% të pronësisë së B.I.C.; dhe shoqëria qipriote Grand Dalewest Limited 50% Albania Motor Company.
Vasil Mero dhe Theodhoro Cami janë dy aksioner të Euro News, subjekt audioviziv analog.
Vasil Mero rezulton zotërues direkt vetëm në subjektin mediatik Inter Media Group dhe zotërues indirekt në 4 shoqëri biznesi:
- Inter Media Group kryen aktivitet në fushën e radiotelevizionit.
- Euro Balkan News operon në fushën e medias audiovizive.
- Inter Active Media operon gjithashtu në fushën e medias audiovizive.
- La Strada operon në sektorin e Multimedias.
- Tok Media ofron transmetime radiotelevizive, analoge dhe dixhitale.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bashkë ortak me Vasil Mero në Inter Media Group dhe çdo biznes nën varësi të shoqërisë në fjalë, rezulton Theodhoro Çami. Ortak tjetër me Vasil Mero rezulton Panajot Braja, zotërues për 60% të kuotave të shoqërisë Inter Active Media.
Prej subjekteve në pronësi të Vasil Meros, të ardhura më të larta për vitin 2021 raporton Inter Media Group, rreth 410 milion lekë, pasuar nga Euro News me xhirim vjetor rreth 285 milion lekë.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Theodhoro Çami, rezulton zotërues direkt në subjektet Albanian Distribution Company ADC dhe Inter Media Group; si dhe zotërues indirekt në 4 shoqëri biznesi: Euro Balkan News, Inter Media Group, La Strada , Tok Media. Albanian Distribution Company ADC operon në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Esat Bojku shtetas i Republikës së Kosovës, është aksioner aktual i ABC News. Bojku rezulton zotërues direkt i subjektit “Media Holding” dhe zotërues indirekt i subjekteve A.B.C. Management dhe ABC News.
- “Media Holding” kryen aktivitet në fushën e medias dhe zhvillimit të softuerëve; si dhe shërbimeve në fushën e pasurisë së paluajtshme.
- A.B.C Management ofron shërbime në fushën e medias audiovizive.
- ABC News operon në fushën e medias audiovizive.
Esat Bojku zotëron 100% të aksioneve tek të tre subjektet e sipërcituara. Kapital më të lartë të regjistruar ka televizioni ABC News, 70 milion lekë. “Media Holding” është kompani e re e themeluar në tetor të vitit të kaluar.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Irfan Hysenbelliu zotërues i News 24 përmes shoqërisë Focus Media News, zotëron direkt në 13 shoqëri biznesi e rezulton indirekt pronar në 8 të tjera. Këtu po flasim vetëm për zotëruesin Irfan Hysenbelliu pa listuar biznese në emër të bijve të tij.
Biznese Mediatike janë Focus Grup i cili zotëron Focus Media News mbajtës i licencës për ekranin News 24. Kjo shoqëri zotëron edhe Focus Press.
Dy shoqëri me kapital të lartë të Irfan Hysenbelli janë Erjoni shpk në sektorin e ndërtimit dhe Hysenbelliu. Të tjera shoqëri janë:
- Pegasos operon në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
- Albecorp kryen aktivitet tregtar të artikujve të ndryshëm.
- Albkin ka objekt aktiviteti tregtar.
- Alco-Systems ofron shërbime informatike dhe telekomunikacioni.
- Alpturist operon në ndërtimin e objekteve të ndryshme.
- Euro-Tirana Studio, studio projektimi për ndërtime civile, vepra arti, etj.
- Hysenbelliu Group, ofron shërbime konsulence, prodhim të pijeve të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike, aktivitet tregtar, etj.
- Independent, ka objekt aktiviteti botimin e gazetës Independent.
- Ë-Elektrik operon në import-exportin dhe shërbime të materialeve elektrike dhe ndërtimit.
- Fab-Group ka aktivitet tregtar dhe në prodhimin e pijeve të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike.
Indirekt, Irfan Hysenbelliu rezulton zotërues final indirekt edhe në 8 shoqëri biznesi:
- “Alb-Ms-97” ka objekt aktiviteti prodhimin e mjeteve mësimore.
- General Cement Albania operon në prodhimin dhe tregtimin e çimentos, gëlqeres dhe menaxhimin e minierave. Këtu indirekt Hysenbelli zotëron vetëm 5%.
- Melita operon në fushën e transportit, tregtisë dhe ndërtimeve të objekteve të ndryshme.
- South Coast Development ka aktivitet në ndërtimin dhe administrimin e fshatrave turistik.
- Birra Tirana, ku Hysenbelli zotëron 53.81% të kapitalit.
- Fab Invest operon në fushën e operacioneve financiare.
- Focus Media
- Focus Press
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Pesëmbëdhjetë prej njëzet e një shoqërive të biznesit në zotërim të Irfan Hysenbelliu, rezultojnë 100% në pronësi të tij. Bashkë ortak me zotin Hysenbelliu në dy shoqëri biznesi, Luan Bregasi zotëron 50% të aksioneve të kompanisë “Pegasos” dhe 9.86% të aksioneve të Birrës Tirana. Ersi Ngjela, nëpërmjet shoqërisë “ALFAZED” rezulton gjithashtu ortak me Irfan Hysenbelliun në dy shoqëri biznesi, Birra Tirana (9.86%) dhe South Coast Development (15%). Ortak të tjerë me Irfan Hysenbelliu rezultojnë Perlat Sala, 15% të kuotave të South Coast Development; Adrian Doçi 9.97% të aksioneve të kompanisë Birra Tirana; Arben Selmani zotëron 5.26% të Birra Tiranës; etj.
Në shoqërinë Albkin, me status pasiv që në 2004, Irfan Hysenbelliu rezulton ortak me shtetasen kineze Lin Jun (50%). Ortak i huaj me z.Hysenbelliu rezulton gjithashtu shoqëria italiane “General Cement” S.p.a, e cila zotëron 95% të aksioneve të shoqërisë General Cement Albania.
Institucioni financiar Fab Invest zotëron licencë “Për subjekt financiar jo-bankë”.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Irfan Hysenbelliu nga të dhënat zyrtare të QKB deri qershor 2023 shfaqej si zotërues tek dy shoqëritë e biznesit Egnatia Group dhe Panorama Group. Egnatia Group zotëron gjithashtu 99% të aksioneve të Birra Korca, ndërsa Panorama Group është shoqëri mëmë për Universitetin Luarasi (100%) dhe Panorama Tv (40%). Të gjitha këto z.Irfan i ka kaluar nëpërmjet dhurimit në zotërim të Fabiola Hysenbelliu dhe Fatmir Hysenbelliu, sipas kontratave të datës 19 qershor 2023. Fatmir Hysenbelliu gjithashtu ka në zotërim një biznes me aktivitet ndërtimi FI GROUP dhe shoqërinë Prestige MFC me objekt në aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike.
Bashkim Ulaj, Astrit Ulaj dhe Ahmet Ulaj zotërojnë Televizionin A2 News përmes shoqërisë Gener 2 Media. Bashkim Ulaj dhe Astrit Ulaj, nga të dhënat zyrtare rezultojnë aksioner direkt në komaninë “Gener 2” shpk, ndërsa Ahmet Ulaj rezulton zotërues në formë direkte për “Gener 2” dhe ABAU.
Gener 2 një nga bizneset më të rëndësishme në vend operon në fushën e ndërtimit, turizmit, transport, tregti, telekomunikacion, energji elektrike, tregtimi me pakicë i karbureve, shërbime imobilare dhe shërbime administrative. Shoqëria ka 7 shoqëri koncesionare nën zotërim (ku tre prej tyre tashmë të çregjistruara dhe paaktivitet) disa prej tyre në infrastrukturë rrugë kombëtare. Po njësoj Gener 2 është një nga kontraktorët më të rëndësishëm në Infrastrukturë Publike.
ABAU operon në fushën e ndërtimit, turizmit, transport, tregti, telekomunikacion, energji elektrike, tregtimi me pakicë i karbureve, shërbime imobilare dhe shërbime administrative.
Lista e shoqërive të biznesit në zotërim indirekt nga vëllezërit Ulaj, fiksohet në 11 biznese:
- 2Smart Systems ofron shërbime në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit; si dhe shërbime imobilare.
- Dragobia Energy, operon në sektorin e ndërtimit dhe energjisë elektrike.
- Fier Thermoelectric ka aktivitet në fushën e energjisë elektrike
- G2 Blu, subjekt për ndërtim rrugësh.
- G2 Media operon në fushën e medias audiovizive.
- G2 Datacom ka objekt aktiviteti ndërtimit/zhvillimin e qendrave kombëtare të të dhënave dhe infrastrukturës së telekomunikacionit.
- G2 Infra, subjekt PPP për ndërtimin e Aksit Rrugor “Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.
- Gizavesh Energy Albania operon në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
- Greensol kryen aktivitet tregtar dhe peshkimi, si dhe prodhimi të energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të rinovueshme.
- Tirana Datacom operon në fushën e të dhënave elektronike dhe zhvillimit të infrastrukturës së informacionit.
- Vivid Power ka aktivitet në kryerjen e operacioneve të hidrokarbureve dhe gazit natyror.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Foto Zbogo rezulton ortak me vëllezërit Ulaj në dy shoqëri biznese, i cili zotëron 30% të aksioneve tek të dy kompanitë që operojnë në të dhënat elektronike dhe telekomunikacion. Të tjerë ortak me vëllezërit Ulaj rezultojnë Ledion Liço dhe Enis Bletaj, të cilët zotërojnë secili 20% të kuotave të 2Smart Systems; si dhe Bajram Dalipaj (nëpërmjet I.D.K – Konstruksion) dhe Olset Haxhiu (nëpërmjet Illyrian Consulting Engineers), të cilët zotërojnë secili 1% të shoqërisë koncesionare G2 Blu.
Ortak i vetëm i huaj me vëllezërit Ulaj rezulton shoqëria greke “GEK TERNA Holdings, Real Estate & Constructions Societe Anonyme”, zotëruese për 70% të aksioneve të kompanisë Fier Thermoeletric.
Vëllezërit Ulaj listojnë disa kontrata për Infrastrukturë Publike apo kontrata të Partneritetit Publik Privat.
Carlo Bollino zotëron shoqërinë MTSC, e cila ka licencë e kanalit televiziv Report Tv, themeluar në qershor 2015. MTSC, gjithashtu rezulton biznes përfitues përmes Programit të njohur si Shqipëria 1 Euro, detajet shfaqen në pasaportën e shoqërisë.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Samir Mane shfaqet në listën e individëve që zotërojnë aksione në një shoqëri mediatike vetëm pas mars 2022, kohë kur kompania e tij Balfin bleu të plotë aksionet e kompanisë Scan Tv.
Samir Mane, nëpërmjet grupit Balfin rezulton zotërues në 38 shoqëri biznesi, mes tyre Komplekse rezidenciale për banim dhe turizëm, hotele, qendra tregtare, kompani të tregtisë etj. Mane zotëron edhe aksione në një shoqëri që vepron si institucion i arsimit të lartë:
- Mane TCI operon në ndërtimin e objekteve të ndryshme, shërbime konsulence dhe imobilare.
- Neptun ka aktivitet në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; si dhe transport.
- Mane Development ofron shërbime imobilare dhe konsulence.
- Acrem ka objekt aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike; shërbime transporti; shitje me shumicë dhe pakicë, etj.
- Aircraft Maintenance kryen veprimtari në aktivitete profesionale dhe teknike, për shërbime të mirëmbajtjes së avionit.
- Alba Distribution ka aktivitet tregtar.
- Albanian Energy Supplier operon në fushën e energjisë elektrike.
- Alcred Food Processing Co operon në tregtimin me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm.
- Balfin Real Estate & Hospitality ka aktivitet në fushën e pasurive të paluajtshme dhe turizmit.
- Banka e Tiranës, institucion financiar, Bankë e Nivelit të Dytë.
- Bellevedere Korça operon në ndërtimin e objekteve civile dhe/ose industriale, tregti me shumicë dhe pakicë të materialeve të ndërtimit, shërbime imobilare, shërbime transporti, etj.
- BFI Trade kryen aktivitet tregtar.
- Elektro-Servis ka objekt aktiviteti tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të llojeve të ndryshme dhe shërbime transporti.
- Elite Urban Development operon në ndërtimin e objekteve të llojeve të ndryshme dhe prodhimin e materialeve të ndryshme të ndërtimit.
- Fashion Group Albania kryen aktivitet në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe në shërbime imobilare.
- Go Green operon në fushën e energjisë elektrike, si dhe tregtimin e makinerive dhe pajisjeve të ndryshme.
- Green Coast operon në fushën e turizmit dhe ndërtimit, për projektimin, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të një kompleksi turistik.
- ITD sh.p.k operon në tregtimin e pajisjeve kompjuterike, operacione financiare, aktivitete profesionale dhe teknike, shërbime imobilare, etj.
- Kid Zone kryen aktivitet të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
- Marina Resdences Vlorë operon në fushën e ndërtimit dhe turizmit.
- Milsped Albania ofron shërbime transporti.
- On Solutions ofron shërbime konsulence dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike.
- Qendra Tregtare Univers (QTU) ka aktivitet në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe aktivitete të pasurive të paluajtshme.
- Retail Park operon në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, si dhe shërbimeve të transportit.
- Green Coast Hotel kryen aktivitet në shërbimet e akomodimit dhe ndërtimit.
- Seaside Entertainment ka aktivitet në shërbime akomodimi, ndërtimi dhe administrimi.
- Seaside Hospitality ka aktivitet në shërbime akomodimi, ndërtimi dhe administrimi.
- Seaside Hotel II ka aktivitet në shërbime akomodimi, ndërtimi dhe administrimi.
- Seaside Residence V ka aktivitet në shërbime akomodimi, ndërtimi dhe administrimi.Rolling Hills By the Lake operon në fushën e pasurive të paluajtshme, ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe shërbimeve të konsulencës.Scan, subjekt mediatik me veprimtari audivizive.
- Spar Albania kryen aktivitet tregtar dhe transporti.
- Stella Mare, agjenci detare dhe spedicionare, për shërbime transporti.
- Tirana Business University, institucion arsimi për ofrimin e studimeve universitare dhe pasuniversitare.
- Tirana East Gate (TEG) operon në fushën e pasurive të paluajtshme dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm.
- Tirana Logistic Park ka aktivitet në menaxhimin e qendrave tregtare, tregti me shumicë dhe pakicë dhe transport.
- Valmar 2 operon në fushën e pasurive të paluajtshme, ndërtim, transport, tregti, shërbime administrative dhe konsulencë, aktivitete të ujërave të ndotura, etj.
- Wind Stream operon në fushën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërtimit të parqeve eolike.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nga totali i 38 shoqërive të biznesit, 26 prej tyre janë në zotërim të plotë nga Samir Mane. Bashkë ortak në tre prej kompanive Julian Mane zotëron 10% të kuotave në shoqëritë tregtare Neptun, Elektro-Servis dhe Kid Zone. Ortak të tjerë me Samir Mane rezultojnë Geron Çela (nëpërmjet Marina Di Valona), i cili zotëron 72% të shoqërisë Marina Residences Vlorë; Avni Ponari zotëron 49% të kompanisë Albanian Energy Supplier; Universiteti TBU rezulton 53.12% në pronësi të Artan Hoxha; subjekti juridik “G.J. Group” zotëron 50% të aksioneve të Bellevedere Korça; Geront dhe Bledar Çela (nëpërmjet shoqërisë “Brunes” shpk) rezultojnë ortak me zotin Mane për 18% të shoqërisë Marina Residences Vlorë; Grigor dhe Marjeta Joti (nëpërmjet “Investment Joti – Infosoft Group”) zotërojnë 39% të kuotave të ITD sh.p.k; Vahid Ruli rezulton ortak me Samir Mane për 3% të pronësisë së TEG (nëpërmjet “Financial Investment Servis (“FIS”); etj.
Shoqëria e huaj “Milsped D.O.O”, bashkë ortakë me Samir Mane në dy shoqëri biznesi, zotëron 50% të aksioneve në Milsped Albania dhe Stella Mare. Kompani tjera të huaja, me të cilat zoti Mane ndan ortakërinë rezultojnë shoqëria austriake “Supernova Green Energy” GmbH, e cila zotëron 66.67% të aksioneve të Wind Stream dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve. e cila zotëron 8.91% të pronësisë së TEG.
Balfin – Balkan Finance Investment Group, raporton rreth 36 miliardë lekë të ardhura të xhiruara gjatë vitin 2021. Në vend të dytë pozicionohet Spar Albania me 7.9 miliardë lekë të ardhura, pasuar nga Neptun me xhirimi vjetor për 2021 rreth 7.7 miliardë lekë. Lista vijon me Albanian Energy Supplier 4.9 miliardë lekë, Green Coast 4.8 miliardë lekë, ITD sh.p.k 3.3 miliardë lekë, Banka e Tiranës 3.2 miliardë lekë, Mane TCI 3 miliardë lekë, etj.
Në një renditje sipas fitimit kontabël, grupi Balfin kryeson sërish listën, me fitim bruto për vitin 2021 rreth 2.4 miliardë lekë. Në vend të dytë ngjitet Banka e Tiranës, e cila realizon 1.1 miliardë lekë fitim.
Tabel: Të ardhura, Fitim Bruto dhe Marzh Fitimi, Subjekte Ekonomike në Pronesi të Samir Mane
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshe nga kompanitë e tjera mediatike, Televizioni Syri nuk ka një individ biznesmen të identifikuar si zotërues. Kjo pasi në finale shoqëria zotërohet nga një Organizatë Jo Fitimprurëse e cila ka si drejtor ekzekutiv shtetasin Çlirim Peka. Në maj 2019, subjekti u ble nga organizata jofitimprurëse Qendra për Informim të Hapur, me drejtor ekzekutiv Çlirim Peka.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në vijim të listës pozicionohet televizioni Fax News, i cili rezulton në pronësi të Ardian Dushaj 10%, Kevin Hysenbelli 30%, Donika Hysenbelli 30% dhe Enkeleda Hysenbelli 30% tre të fundit pasardhës të zotit Kasem Hysenbelli.
Ardian Dushaj nga të dhënat zyrtare, rezulton zotërues direkt në tre subjekte ekonomike:
- Ashel Group kryen aktivitet tregtar dhe transporti.
- Sokorso Malsia ofron shërbime transporti, energji elektrike, etj.
- Fax Media Neës operon në fushën e medias audivizive.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Pjesëtarët e familjes Hysenbelli, trashëgues ligjor të zotit Kasem Hysenbelli, rezultojnë zotërues vetëm në subjektet Kedo Group (zotërim direkt) dhe Fax Media News (zotërim indirekt).
- Kedo Group, me aktivitet në media elektronike dhe të shkruar
- Fax Media Neës operon në fushën e medias audiovizive.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Televizioni Ora rezulton në zotërim të familjes Ndroqi. Ylli Ndroqi, zotërues mazhoritar i Ora Tv, paralelisht zotëron edhe 30% të pronësisë të Ora News në ortakëri me Astrit Sejdini.
Ylli Ndroqi nga të dhënat zyrtare, rezulton zotërues direkt në 8 subjekte biznesi, katër prej të cilave aktualisht të pezulluar:
- DON – UCD kryen aktivitet në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe në operacione të energjisë elektrike dhe pasurive të paluajtshme.
- LANDON operon në fushën e ndërtimit.
- ORA ka aktivitet radioteleviziv privat vendor.
- PS 31 operon në fushën e tregtisë.
- REN-DON operon në ndërtimin e të gjitha llojeve, tregtisë me shumicë dhe pakicë, turizmit dhe prodhimit të materialeve të ndërtimit.
- YLDON operon në fushën e tregtisë, kryerjen e operacioneve financiare, aktivitet në fushën e ndërtimit.
- Yldon Media Group operon në fushën e shërbimeve audio dhe video
- Ora News, subjekt mediatik për transmetim të programeve dhe informacioneve të çdo lloji me anë të zërit, figurës, sinjaleve, etj.
Ylli Ndroqi, rezulton zotërues indirekt në katër shoqëri biznesi.
- Ecogades Landon Balcan kryen aktivitet të trajtimit të mbetjeve, import-eksport të naftës, aktivitet ndërtimi i objekteve të ndryshme, si dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike.
- Albania Bay Marina operon në fushën e ndërtimin, pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve të akomodimit.
- Interkinex kryen aktivitet tregtar, shërbime konsulence, shërbime telekomunikacioni dhe transporti.
- Psicomedical Certificates ka aktivitet në certifikimin e aftësive mjekësore për drejtuesit e automjeteve
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Katër nga dymbëdhjetë shoqëritë në zotërim të Ylli Ndroqi, rezultojnë 100% në pronësi të tij. Në subjektin Interkinex, zoti Ndroqi rezulton ortak me Shtetin Shqiptar, zotërues për 20% të aksioneve të Interkinex (përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë). Ortak të tjerë shqiptarë me Ylli Ndroqi rezultojnë Astrit Sejdini, zotërues për 70% të aksioneve të Ora News; Mimoza Ndroqi zotëron 40% të aksioneve të televizionit Ora; Landon rezulton 40% në zotërim të Laert Duro; dhe bashkë ortak për 50% të aksioneve në shoqërinë Ps 31 është Endri Dervishi.
Gjithashtu Ylli Ndroqi rezulton ortak me degën e një shoqërie të huaj të regjistruar në Republikën e Seychelles, Afrikë, “I.S.D.C-Dega ne Shqipëri”, zotëruese për 30% të shoqërisë Koncesionare Albania Bay Marina shoqëri koncesionare por e pezulluar. Ortak tjerë të huaj me Ylli Ndroqin rezultojnë shoqëria bullgare Quentin Ltd, zotëruese për 20% të aksioneve të Albania Bay Marina; shoqëria spanjolle “Ecogades” SL, zotëruese për 20% të aksioneve të Ecogades Landon Balcan; dhe shoqëria spanjolle “Certification Internacional De Reconocimientos Medicos SL, (CIRMSL)”, e cila zotëron 60% të aksioneve të kompanisë Psicomedical Certificates.
Aktualisht kapitali dhe aksionet e zotit Ylli Ndroqi janë sekuestruar me Vendim të Gjykatës së posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Mimoza Ndroqi, rezulton zotëruese për dy subjekte ekonomike: YMR dhe ORA.
- YMR me objekt në tregtimin e barnave dhe medikamenteve aktualisht e Pezulluar
- ORA ka aktivitet radioteleviziv privat vendor.
YMR rezulton 100% në pronësi të Mimoza Ndroqi, ndërsa Ora rezulton 60% në zotërim të Ylli Ndroqi dhe 40% në zotërim të Mimoza Ndroqi.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Astrit Sejdini, rezulton pronar në dy subjekte ekonomike: Investment Consultancy Albania dhe Ora News.
- Investment Consultancy Albania operon në fushën e shërbimeve të konsulencës ligjore, financiare dhe bankare për të tretë
- Ora News, subjekt mediatik për transmetim të programeve dhe informacioneve të çdo lloji me anë të zërit, figurës, sinjaleve, etj.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Endri Meksi është gjithashtu zotërues Media TV përmes zotërimit të televizioni MCN . Endri Meksi, nga të dhënat zyrtare, rezulton zotërues direkt në 10 shoqëri biznesi:
- Urban Energy Albania” kryen aktivitete të trajtimit të mbeturinave, aktivitet tregtar, transport dhe shërbime administrative.
- 528Hz operon në prodhimin e materialeve audio video, dublim, tregtim pajisjesh dixhitale, etj.
- Codeland ofron shërbime në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit software, sistemeve të komunikimit të rrjeteve informatike, etj.
- epay.al kryen aktivitet financiar.
- interweb.al operon në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit dhe shërbimeve të telekomunikacionit.
- Konnect ofron shërbime ndërmjetësimi dhe këshillimi.
- MC Networking operon në tregtimin e pajisjeve/aksesorëve kompjuterik, shërbimeve internet dhe programimi, ndërtime objektesh të ndryshme, instalim/menaxhim i pajisjeve fiskale, etj.
- MCN Services ofron shërbime të telekomunikacionit.
- Medium PR & ADS kryen veprimtari në fushën e IT-së dhe aktiviteteve promocionale, si dhe shërbime këshillimi.
- MGR operon në fushën e menaxhimit financiar dhe investime në shoqëri të treta.
Lista e subjekteve nën zotërim indirekt të Endri Meksi, fiksohet në tre subjekte: FTG, Johaniteri dhe Moligix.
- FTG kryen aktivitet në importimin dhe instalimin e pajisjeve fiskale.
- Johaniteri, biznes mediatik për shërbime audiotelevizive.
- Moligix operon në industrinë e lojërave të fatit.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në gjashtë shoqëri biznesi Endri Meksi rezulton ortak i vetëm. Nga të dhënat zyrtare të QKB, Klajdi Oshafi dhe Marsel Tufa, rezultojnë bashkë ortak me Endri Meksi në dy shoqëri biznesi, Interweb.al dhe FTG; Elvis Hilla dhe Gertian Deçolli, zotërojnë secili 22.5% të kuotave të 528Hz; Eno Çuka zotëron 50% të shoqërisë Codeland; Rrok Gjoka (nëpërmjet Gjoka Konstruksion) dhe Hamide Selimi (nëpërmjet MiscoM) zotërojnë secili 33.33% të aksioneve të FTG.
Shtetas të huaj, me të cilët Meksi është ortak, rezultojnë shtetasi maqedonas Abdulah Tajari, zotërues për 60% të Urban Energy Albania; shtetasi italian Vincenzo Abbinante, zotërues për 20% të Urban Energy Albania; italiani Antonio Mirizzi, zotërues për 33.33% të aksioneve të Konnect; dhe shtetasi italian Jean Paul Max Maconi zotëron 30% të shoqërisë MCN Services dhe 33.33% të shoqërisë Konnect.
Shoqëria koncesionare Moligix ka fituar kontratën koncesionare me objekt: Ndërtimi, zhvillimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Sistemit Qendror të Monitorimit On-Line (SQMO) për Industrinë e Lojërave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, me vlerë investimi rreth 51.8 milion euro. MC Networking liston disa kontrata me autoritete publike, si Autoriteti Rrugor Shqiptar, Qeverisja Vendore, etj. Për vitin 2022 rezulton ndër 10 kontraktorët më të mëdhenj të fondeve publike përmes tenderimit.
Burimi: QKB, Ekstraktet për çdo subjekt; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bizneset Mediatike dhe të tjera biznese me rëndësi sektoriale prezantohen në një format të mire strukturuar në data bazën tonë Open Corporates Albania
Për krijimin e pasaportave me Informacion të mire strukturuar përdoren burime informacioni si regjistra publik te biznesit, regjistri i koncesioneve, publikime të AIDA Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve; të dhëna nga sistemi për Transaksione Thesari dhe të dhëna nga databaza Open Procurement Albania.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Shkarko excel: Individ Zotërues në Biznese Televizive, Numri i Kompanive dhe Kapitali që Zotërojnë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli