Bizneset që kanë përfituar me shumë para përmes Thesarit të Shtetit në dymbëdhjetë muajt e vitit 2022 janë Shoqëri e Thjeshtë Intekar – ASL, Kastrati, G.P.G. Company, Gjoka 87 dhe Salillari.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Open Data Albania duke përdorur të dhënat e mirë strukturuara në databazën Open Spending Albania, po evidenton dhe rendit 30 (tridhjetë) operatorët ekonomikë me më shumë vlerë Transaksione nga Thesari i Shtetit 2022. Nga analiza janë përjashtuar pagesat me përfitues institucione shtetërore, apo pagesa drejt bankave të nivelit të dytë. Po njësoj është përjashtuar edhe ajo kategori transaksioni që përkon me vlera për rritje të kapitalit për shoqëri me zotërim publik.
Në vend të parë për vlerë transaksione thesari 2022 qëndron Shoqëria e Thjeshtë Intekar – ASL, zbatuese e projektin “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë). Kjo shoqëri me pronësi turke, ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.88 miliard lekë gjatë 2022. Vlera totale e ndërtimit të Tunelit Llogara pa TVSH është 17.03 miliard lekë.
Kastrati sh.p.k. renditet i dyti përsa i takon vlerës së përfituar nga thesari në vitin 2022, me vlerë total transaksionesh 4.27 miliard lekë. Është themeluar në vitin 1995 me objekt veprimtarie import eksportin dhe tregtinë kryesisht të karburantit dhe vajit. Kastrati shpk (jo SHA) ka përfituar para nga buxheti i shtetit si furnitor i karburantit dhe vajit për institucionet publike apo për subvencion mbi karburantin dhe vajin për fermerët. E dyta në renditje, kjo shoqëri është furnitor mallrash dhe jo operator i angazhuar në Vepra dhe Investime Publike çka është tipike për vlera të larta buxhetore.
G.P.G. Company renditet e treta me 3 miliard lekë të përfituara nga Thesari, e themeluar në 1996 kompania është kontraktor publik për kryerjen e punëve publike kryesisht infrastrukturë rrugore.
Shoqëria që renditet në vendin e katërt përsa i takon pagesave nga thesari i shtetit është Gjoka 87, me 2.94 miliard lekë të përfituara nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2022. Gjoka 87 është një shoqëri koncesionare e themeluar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, projekt i fituar nga kompania mëmë Gjoka Konstruksion në 2017. Projekti ka vlerë financimi buxhetor shtrirë në vite mbi 30 miliard leke, dhe pritet shtesë e fondeve buxhetore për shkak të problematikave në ndërtimin e tunelit.
Salillari është operatori ekonomik që mbyll listën me 5 përfituesit më të mëdhenj nga Thesari i Shtetit për vitin 2022, me vlerë të arkëtuar 2.58 miliard lekë. Salillari është themeluar në vitin 1994 dhe është zotërues i 6 shoqërive, ku ndër to 3 janë koncesione.
Fusha renditet kompania e 6-të më e madhe përfituese e thesarit të shtetit për vitin 2022, me vlerë 2.17 miliard lekë. Kjo kompani ka një portofol punësh në rikualifikime urbane dhe së fundmi edhe në rrugë koncesionare. Në katër vite drejtpërdrejtë nga Thesari i Shtetit Fusha shpk ka arkëtuar 9.12 miliard lekë.
Në renditje i shtati për vlerë më të lartë transaksione thesari gjatë vitit 2022 është shoqëria që zotëron marrëveshjen Partneritet Publik Privat për Financim, ngritje dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontenierve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Përmes Raiffeisen Bank në favor të kësaj kontrate gjatë vitit 2022 janë bërë pagesa me vlerë 2 miliard lekë. Në Shqipëri kontrata e njohur si Rapiscan zbatohet nga S2 Albania, kjo sipas marrëveshjen PPP Partneritet Publik Privat për Financim, ngritje dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë e ndryshuar.
Infosoft Systems është operatori i tetë ekonomik sipas vlerës transaksione thesari viti 2022, përkatësisht me 1.83 miliard lekë. Kjo kompani është themeluar në vitin 1995. Transaksionet e përfituara nga kjo kompani lidhen me mirëmbajtjen e sistemeve komjuterike, si dhe me investimet për shtimin e pajisjeve kompjuterike dhe software. Është rasti i dytë për vitin që në listën e përfituesve me të mëdhenj, pozicionohet një kompani ofruese mallrash dhe jo Implementuese e Veprave Publike (pas Kastratit).
Në vendin e nëntë në renditje të kompanive përfituese të mëdha të vlera thesari 2022 është Kurum International sh.a. me transaksione 1.62 miliard lekë. Kurum është një shoqëri aksionare e huaj me origjinë kapitali turk e themeluar në vitin 1998. E gjithë shuma e transaksione thesari për këtë shoqëri lidhet me rimburisimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Gjikuria është operatori ekonomik që mbyll renditjen e 10 kompanive që kanë përfituar më shumë vlerë thesari i shtetit në vitin 2022. Shuma e përfituar nga Buxheti i shtetit nga kjo kompani është 1.61 miliard lekë. Gjikuria është themeluar në vitin 1995 dhe paratë publike të përfituara janë për punë publike të realizuara ose në proces.
Renditja Përfitues Thesari katërvjeçari 2019 – 2022. Kompania që ka përfituar më shumë vlera nga thesari, në katër vjeçarin 2019-2022 është Trans Adriatic Pipeline Ag Albania, kompania që zbaton projektin e gazësjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP). Edhe pse kjo kompani nuk shfaqet si përfituese gjatë 2022, qëndron e para në renditje për katërvjeçarin. Kjo kompani ka përfituar gjatë katër viteve 15 miliard lekë si rimbursim tatim mbi vlerën e shtuar si zbatuese e Projektit Gazsjellës TAP.
Gjoka 87 renditet e dyta për vlerë më të lartë pagesash nga thesari katër vjetari 2019-2022 me arkëtime 12.4 miliard lekë.
Në vendin e tretë renditet Kastrati me 9.7 miliard lekë të arkëtuara nga thesari i shtetit në periudhën 2019-2022. Ndiqet nga G.P.G. Company me 8.79 miliard lekë të përfituara. Renditjen e 5 kompanive përfituese të mëdha nga Thesari për 2019-2022 e mbyll Salillari me 8.78 miliard lekë.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Përgjatë viteve kemi edhe lëvizje të kompanive në renditjen e 30 më të mëdhave si përfituese nga thesari i shtetit. Kompani që kanë hyrë për herë të parë në 4 vite (2019-2022) në listën e 30 kompanive më të mëdha përfituese nga buxheti i shtetit janë: Shoqëri e Thjeshtë Intekar – ASL; Kurum international sh.a; Alb-Building; Advance Business Solutions – abs; Military System Supply; Geci; Alko Impex Construction; Bami; Ulza; dhe Nova Construction 2012. Rikthim në këtë listë pas mungesës në vitin 2021 ka pasur kompania D&E.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kompani që kanë qenë ndër 30-të përfitueset më të mëdha nga thesari i shtetit për vitin 2021 por që nuk rezultojnë në vitin 2022, janë Trans Adriatic Pipeline Ag Albania; Marsi&Al; Bankers Petroleum Albania ltd; Alb–Star; Cobial; Evita; Smartmatic Albania; R&T; Pe-vla–ku; Gts-Gazra Teknike Shqiptare; dhe Be-is sh.p.k.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela: Rritje Vjetore në % e Transaksione Thesari për 30 kompanitë me më shumë vlerë 2022 dhe vlera në mln lekë
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Evidentojmë për këto 30 kompani Rritjen vjetore kundrejt mesatares vjetore të trevjeçarit pararendës (2019 – 2021). Në çdo rast rritja ka të bëjë me vlera arkëtim nga Thesari. Na rezulton e theksuar rritja e 2022 për shoqërinë Kastrati shpk. Shoqëria në 2019 – 2021 ka shënuar transaksione mesatare vjetore prej 1,82 miliard Leke ndërsa në 2022, arkëtoi 135% më shumë se mesatarja, konkretisht arkëtime në vlerën 4.3 miliard.
Në vend të dytë sa i përket rritjes gjatë 2022 kundrejt mesatares vjetore të trevjeçarit pararendës na rezulton Geci shpk, Inforsoft Systems; G.P.G dhe Ante Group.
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhëna për Transaksione Thesari aksesoren në databazën Spending Data Albania , rubrika Transaksione Thesari. Të dhënat mund të kërkohen dhe listohen sipas datës, përfituesit, institucionit, kategorisë së shpenzimit. Koncepti Shpenzime Transparente #OpenSpending.
Të dhëna për biznese që kanë fituat kontrata dhe para publike janë të aksesueshme në faqen Open Corporates Albania, databazë që mirë -strukturon informacion dhe dokumente për një model transparent biznesi.
Kontraktimet Publik për sektorë kryesor të ekonomisë publike janë të aksesueshme tek databaza Open Procurement Albania.
Ky artikull u publikua si pjesë e aktiviteteve të Projektit Open Data akses dhe transparencë për sektor të ekspozuar ndaj riskut për korrupsion.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha