Open Data Albania po hulumton mbi mundësinë e Bashkisë Tiranë për të investuar në infrastrukturë, përmes kontratave dhe tenderimeve me Objekt drejtpërdrejtë në Punë dhe Vepra Publike. Ky indikator Potenciali në Investime Publike Bashki, është hera e parë që po hulumtohet.

Analiza po konsideron si Potencial të gjitha të ardhurat dhe fondet që Bashkia ka mundësi apo duhet të përdorë për Investime përmes arkëtimeve dhe financimeve/buxhetimeve si vijon:

  • Arkëtim nga Taksa Lokale e Ndikimit në  Infrastrukturë nga Ndërtimet e reja plus Taksa Përmirësim Infrastrukturë Arsimore;
  • Buxhet për Investime nga Qeveria Qendrore (buxheti i shtetit kushtëzuar);
  • Buxhetim për Investime nga Qeveria Qendrore sipas Programeve të veçanta si rasti i Programit të Rindërtimit (referencë vlerë konstraktimi nga autoritet prokurues bashki);
  • Buxhetim për Projekte përmes Programit të Zhvillimit të Rajoneve me fokus po Objekte Punë Publike;
  • Fonde të kontraktuara për Punë Publike të ndërmarrjeve në vartësi dhe zotërim të bashkisë (me të ardhura të tyre nga faturimet).

Buxhetimet nga Fonde të Programeve të Kushtëzuara Qeveri Qendrore për Bashkinë, janë evidentuar përmes Informacionit të Dokumenteve Standarde të Tenderave të Bashkisë Tiranë për Punë Publike dhe Vepra 2019 – 2022, në total 881 Procedura të Analizuara.

Kundrejt kësaj Investime të Bashkisë kemi konsideruar vlerën e plotë të të gjitha kontraktimeve përmes:

  • Vlerë kontraktimi (përfshirë TVSH) për tenderime për Punë Publike, Hartim Projekti dhe Mbikëqyrje për këto Vepra (në Vlerë),
  • Kontraktime Programi Rindërtimi;
  • Vlerë Investimi në Kontraktime për Shkollat Koncesionare;
  • Vlera e Kontraktimit të zhvilluara në këtë mandat nga institucionet apo ndërmarrjet e saj të vartësisë.

Kështu Open Data Albania konstaton se në mandatin 2019 deri 2022, Bashkia Tiranë shënon Potencial për Investime sipas arkëtimit dhe alokimit vlerën 67.5 miliard Lekë.

Kjo Bashki (me gjithë ndërmarrjet) ka Kontraktuar Investime Publike gjatë mandatit vetëm në vlerën 53.6 miliard Lekë. Në këtë rast Investime dhe Vepra Publike po konsiderojmë edhe Rindërtim plus Shkolla Koncesionare.

Potencial i Pashfrytëzuar ose i devijuar rezulton 20.6% e Potencialit ose 13.88 miliard lekë.



Tabela: Potencial i Pashfrytëzuar, Investime në Vepra dhe Punë Publike, Bashkia Tiranë, katërvjeçari 2019-2022, (Punë Publike + Shërbime Publike si Studim-Projektim, Mbikëqyrje, dhe Kolaudim)
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky potencial i pashfrytëzuar mund të quhet fare mirë një detyrim për taksapaguesit e Bashkisë, të cilët drejtpërdrejtë paguajnë dy taksa dedikuar Infrastrukturës: atë të Infrastrukturës në Ndërtim dhe Infrastrukturën Arsimore. Taksa e parë paguhet nga Ndërtuesit por drejtpërdrejtë rëndon tek kosto të strehimit dhe dobishmërisë, kosto që mbahet nga Qytetarët Blerës Ndërtimi. Kjo taksë do të duhej të përkthehej në investime si rrugë, kanalizime, lidhje urbane, godina institucionale për zonat ku ka ndërtime të reja. Ndërsa taksa e Infrastrukturës në Arsim është një taksë e përkohshme që po vilet nga Bashkia Tiranë për banorët dhe rezidentët e saj.

Kontraktime Punë Publike dhe Vepra sipas Burimit.

Sipas evidencës së listuar në data-bazën Open Procurement Albania kategoria Rindërtim rezultojnë 28.4 miliard lekë tendera të finalizuar nga Bashkia për Rindërtim në këtë katërvjeçar.

Qeveria e Përgjithshme ka mbështetur Bashkinë Tiranë edhe për projekte të tjera të ndërhyrjes me programe dhe fonde të veçanta, konkretisht ndërhyrje buxhetore për mbrojtjen nga gërryerja e lumenjve dhe me rehabilitimin e emergjencave civile, Ndërtimin e Godinës së Teatrit etj. Po njësoj, projekti për “Ndërtim Tubacion Transmetimi Basen Presioni-Tunel-Partitar-Depo Daias”, është financuar nga AKUM (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës të Mbetjeve) me vlerë 771 milion lekë. Buxheti Qeveri Qendrore.

Ndërsa projetki “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s”, është bashkëfinancim nga AKUM me Ujësjellës Kanalizime Tiranë sha (të ardhurat e vetë ujësjellësit), përkatësisht me vlerë totale investimi 1.93 miliard lekë (oferta fituese). Buxheti Qeveri Qendrore

Investim i Bashkisë është edhe Investimi i shoqërive që ajo zotëron si  Eco Tirana sha apo Tirana Parking. Përkatësisht, financim i Eco Tirana është një projekt me vlerë 79.4 milion lekë, dhe me financim nga të ardhurat e Tirana Parking janë tenderuar 53.7 milion lekë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë sha me të ardhurat e tij të arkëtuara ka tenderuar rreth 1.81 miliard lekë projekte.

Projekti i Rijetësimit të Piramidës së Tiranës, është bashkëfinancim i Bashkisë Tiranë, Buxhetit të Shtetit si dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Duke u bazuar tek Lista Investime Buxheti i Shtetit 2023 deri 2025 rezulton se Buxheti Qendror jep për këtë Investim të Bashkisë rreth 784 milion lekë.



Tabela: Potencial për Investime në Vepra dhe Punë Publike, mandat 2019-2022, Bashkia Tiranë, në milion lek
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Listën të Kontraktimeve sipas vlerave dhe vitit e gjeni të plotë në excelin që shoqëron këtë artikull Tabela 1: Tenderime Punë Publike me Autoritet Prokurues Bashkinë Tiranë dhe Institucionet, katërvjeçari 2019-2022. Secili tenderim ka edhe një pasaportë në data-bazën Open Procurement Albania.

Të ardhura dhe financime që Bashkia duhet të përdorë në Investime.

Bashkia Tiranë mbledh të ardhura nga taksa e ndikimit në Infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Në total për katër vjeçarin 2019-2022 janë arkëtuar nga Bashkia Tiranë 27.5 miliard lekë taksa të ndikimit në Infrastrukturë nga ndërtimet e reja.



Tabela: Bashkia Tiranë, arkëtime nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, katërvjecari 2019-2022, në milion lek
Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurave dhe potencialit që krijohet për investime përmes Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë nga Ndërtimet e Reja duhet ti shtojmë edhe arkëtimin nga Taksa Speciale e Infrastrukturës në Arsim. Nga kjo taksë Bashkia Tiranë në katër vite ka arkëtuar 2.8 miliard lekë



Tabela: Bashkia Tiranë, arkëtime nga taksa e përkohëshme për infrastrukturën arsimore, katërvjecari 2019-2022, në milion lek
Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në total na rezulton arkëtime drejtpërdrejt për Infrastrukturë (tw dy taksat) në katër vite bashkia ka vjelur 30.4 miliard lekë.



Tabela: Bashkia Tiranë, arkëtime nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe nga taksa përkohëshme për infrastrukturën arsimore, katërvjecari 2019-2022, në milion lek
Burimi: Bashkia Tiranë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sikur vetëm këtë Potencial të Taksimeve për Infrastrukturë të kishte përdorur bashkia për Investime drejtpërdrejte me buxhetin e saj (pa programe të tjera buxhetore të qeverisë qendrore apo të shoqërive që zotëron), Tirana do të kishte 13.88 miliard lekë më shumë Vepra dhe Investime Publike. Nga 30 miliard lek taksa Infrastrukture Bashkia ka bërë kontraktime për vepra dhe investime publike në rreth 16.5 miliard Lekë. Çdo diferencë përkon me shpenzime të tjera jo kapitale, shpenzime për paga, shërbime, evente etj (korrente) pra me devijime nga qëllimi i taksës. Mosrealizimi apo devijimi vetëm për taksimin për Infrastrukturë përkon në masën 45.7%.

Tek Kontraktimet e Bashkisë kemi klasifikuar si Investime edhe tendera për Projekte dhe mbikëqyrje të Veprave Publike si kosto që lidhen me Veprën Investim.



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhëna të detajuara për Investime dhe Vepra Publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë janë të publikuara në faqen e Open Procurement Albania. Pagesa te Bashkisë dhe Institucioneve sipas kategori shpenzimi zbardhen ne faqen Spending Data Albania rubrika Transaksione Thesari, Shoqëritë Publike që zotërohen nga Bashkia kanë një Pasaportë të plotë me informacion, dokumente dhe link-data në web faqen Open Corporates Albania. Akte me Efekte Buxhetore të Qeverisë Qendrore dhe Bashkisë Tiranë janë të aksesueshme në faqen tonë për Akses Drejtësi.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha, A. Ndrejaj, B. Tota, L. Kanani