Të nderuar miq, koleg dhe partnerë,
Tre organziata të shoqërisë civile të angazhuara në çështje të transparencës, llogaridhënies dhe kulturës demokratike i janë drejtuar orët e fundit me një shkresë Komisionet Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Grupit të Dialogut, e Konkretisht:
· Instituti Shqiptar i Shkencave, promotor e Open Data Albania me drejtore ekzekutive zonjën Aranita Brahaj;
· Shoqata për Kulturë Demokratike me Drejtore Ekzekutive zonjën Gerta Meta;
· Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ACER me drejtor ekzekutiv zotin Zef Preçi.
i kanë kërkuar Parlamentin të referojë si Nevojë me Prioritet rregullimin e nenit 91 pika 4 dhe 5, Ligji Nr. 10019/2008 Kodi Zgjedhor, me qëllim për të Garantuar Mospërdorim Abuziv të Fondeve Publike për Interesa Elektoral në Zgjedhje. Tre organizatat e konsiderojnë se pagesa nga Thesari i Shtetit përmes granteve individuale në data para ditës së votimit rrezikojnë të krijojnë influencë të padrejtë të forcës politike në pushtet.
Sa më Lart Kërkuesit referojnë si shembull negativ Pagesa për Grante Individuale të bëra pak ditë apo pak orë, para datës së votimit në bashkinë Durrës Mars 2021, fushata zgjedhore[1].
Parlamenti përmes përfaqësuesve të tij ka deklaruar se në seancën e datës 25 Korrik me konsensus mes dy palëve politike, opozitë dhe pozitë do të bëjë ndryshime në Ligjin për Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime përkojmë me rregullime për Votën e Diasporës dhe Aplikimin e herësit në Listën Zgjedhore.
Më herët 2023, gjatë punimeve të komisionit për Reformën Zgjedhore, janë dëgjuar edhe propozime nga aktor të shoqërisë civile mbi nevojën për ndryshime që lidhen me: Financimin e Subjekteve Elektorale, De politizimin e Administratës Zgjedhore, Përdorimin e Burimeve dhe Financave Publike në periudha para zgjedhore. Deri tani janë 9 draft Iniciativa Ligjore për Ndryshim Kodi Zgjedhor (Iniciativa Ligjore të Propozuara në Parlament për Ndryshime të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar – Open Data Albania (ndiqparate.al). Me dështimin e komisionit për Reformën Zgjedhore, me sa duket Parlamenti i është rikthyer rishikimeve përmes Draft Iniciativave Ligjore.
Organizatat i bëjnë thirrje Kuvendit, të bëjë menjëherë rregullime dhe plotësime në nenin 91 pika 4 dhe 5 të Kodit Zgjedhor, duke parandaluar keqpërdorim e parave publike për influencë dhe interes elektoral në Zgjedhjet e Prill 2025.
Në attach dokumenti i drejtuar Parlamentit, përpara seancës së datës 25 Korrik.
[1] Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje, Legjislacioni dhe Institucionet nuk garantojnë Procesin – Albanian Institute of Science (ais.al)