Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).
Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5 me origjinë kapitali të huaj, 2 me origjinë kapital vendas dhe 2 me origjinë kapitali miks (të huaj dhe vendas). Kapitali Bankar i nënshkruar më 1 shtator 2024 regjistron vlerën 96.7 miliard lekë, prej të cilit 71.5 miliardë lekë (74%) ka origjinë të huaj dhe 25.3 miliardë lekë (26%) ka origjinë vendase.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Struktura e Kapitalit. Pesë nga njëmbëdhjetë bankat kanë aksionar mazhoritar të regjistruar në vendet e BE-së. Ndër dy bankat me zotërim miks, njëra rezulton me aksionar të huaj të regjistruar në BE. Parë kjo në vlerë, 37.85% e kapitalit rezulton në një paketë kontrolluese të regjistruar në BE (36.6 miliard lekë nga 96.7 miliard lekë kapital total bankar) dhe 36% në një vend jo-BE. Konkretisht 32.43% në Turqi, 2.85% në Delaware, 0.71% në Ishujt Kajman dhe 0.03 në Arabi Saudite. Të dhënat janë marrë nga Regjistri i Biznesit i Qendrës Kombëtare ku afishohen edhe te dhëna të shoqërive zotëruese apo mëma në regjistra të huaj biznesi.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për të analizuar performancën financiare të bankave të nivelit të dytë merren në vlerësim dy tregues të fitimit bankar:
- Fitimi/Humbja para interesave dhe tatimit (EBIT), tregon vlerën e fitimit bruto pa zbritur interesat dhe detyrimet fiskale mbi fitimin (fitimi operativ).
- Norma e kthimit të kapitalit të angazhuar (ROCE), tregon eficencën e përdorimit të kapitalit të shoqërisë dhe llogaritet si raport mes EBIT dhe kapitalit të angazhuar. Një tregues i lartë i ROCE, tregon se kompania po gjeneron më shumë fitim për çdo lekë të investuar si rezultat i përdorimit eficent të kapitalit.
Për vitin 2023, po t’i referohemi fitimit operativ në vlerë nominale, Banka me nivel më të lartë fitimi është Banka Kombëtare Tregtare, rreth 7.9 miliardë lekë, pasuar nga Raiffeisen Bank me fitim para interesave dhe tatimit 7.8 miliardë lekë. OTP Bank Albania renditet në vend të tretë me vlerë fitimi 4.1 miliard lekë. Të tre bankat ruajnë të njëjtën renditje krahasimisht me periudhën kontabël paraardhëse (shih artikullin).
Së bashku, BKT, Raiffeissen dhe OTP, kanë gjeneruar 60% të fitimit operativ për vitin 2023 në sistemin bankar shqiptar.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Vijon renditjen Intesa Sanpaolo Bank Albania duke u ngjitur me dy pozicione nga viti i kaluar, e cila realizon fitim operativ 3.7 miliard lekë. Duke rënë me një pozicion në raport me një vit më parë, Banka Amerikane e Investimeve (ABI) renditet e pesta me 3.1 miliardë lekë fitim vjetor.
Banka e gjashtë për vlerë fitimi para tatimit dhe taksave rezulton Tirana Bank me rezultat 2.3 miliardë lekë (ngjitje me një pozicion nga viti 2022). Banka Credins përjeton rënie me dy pozicione përsa i përket vlerës fitim operativ, me EBIT 2.2 miliard lekë.
Vijon renditja Banka e Parë e Investimeve (Fibank) me EBIT 1.2 miliard lekë, Union Bank me EBIT 953 milion lekë dhe ProCredit Bank me EBIT 227 milion lekë. Ndërkohë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), rezulton banka e vetme me fitim operativ negativ. Rezultati para interesave dhe tatimit për vitin 2023 regjistron rreth 550 milion lekë humbje.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasimisht me vitin 2022, fitimi operativ i sistemit bankar është rritur me 19%, nga 27.7 miliard lekë në 2022 në 33 miliardë lekë në vitin 2023.
Në vlerë, Raiffeisen rezulton banka me rritje më të lartë fitimi, duke gjeneruar 3.3 miliard lekë më shumë fitim operativ, ndjekur nga Intesa Sanpaolo me 2.1 miliard lekë fitim më të lartë se në vitin 2022. Vijon renditjen Tirana Bank, e cila realizon fitim vjetor 1.1 miliard lekë më të lartë se viti paraardhës, ndjekur nga ABI Bank ( Plus 996 milion lekë), etj.
BKT dhe Union Bank realizojnë Fitim Operativ më të ulët se një vit më parë, përkatësisht -3.2 miliardë lekë dhe -138 milion lekë. Ndërkohë UBA përjeton humbje operative më të lartë se në 2022-in.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Përsa i përket treguesit ROCE, vlerësohet si raport i Fitimit para Tatimit dhe Taksave (EBIT) kundrejt Kapitalit total Aksionar të njësisë ekonomike (të angazhuar). Ky i fundit përfshin Kapitalin e nënshkruar dhe primin e tij, Rezerva të tjera (Statutore, Ligjore, Letra me vlere te mbajtura me vlere te drejte) dhe Fitime/(humbje) të mbartura.
Për vitin 2023, ABI Bank shënon normën më të lartë të përdorimit efiçent të kapitalit, prej 27.7%. Kjo tregon që për vitin 2023, për çdo 100 lekë të investuar në kapital, ABI gjeneron 27.7 lekë si të ardhura operacionale. Banka e dytë rezulton Raiffeisen Bank me ROCE 24.7%, ndjekur nga Fibank me kthim nga kapitali 21.1%.
OTP Bank Albania dhe Tirana Bank pozicionohen në vijim me normë përdorimi efiçent të kapitalit për vitin 2023 përkatësisht 18.8% dhe 18.2%.
Përdorim jo-eficient kapitali për vitin 2023 raporton vetëm UBA Bank, e cila shfaq normë negative kthimi nga kapitali i investuar.
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga QKB dhe Pasaportat e Shoqërive të Biznesit të licencuara si Banka të Nivelit të Dytë, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme në databazën me të dhëna të hapura opencorporates.al, rubrika Shoqëri Financiare Banka.
Shkarko excel: Performanca Financiare e Bankave të Nivelit të Dytë për vitin 2023. Origjina e KapitalitKomente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli