Kapitalit Aksionar të Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri dhe
Frekuencën e Ndryshimit të Pronësisë. Bankat e Nivelit të Dytë, janë
shoqëri me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtrojn
veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e
depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku
dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të
pagesës në formën e parasë elektronike.
Në bazë të të dhënave
zyrtare nga Banka e Shqipërisë por edhe nga faqet zyrtare të internetit
apo ekstraktet e bankave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri
në Mars të vitit 2017, origjina e kapitalit aksionar të 16 Bankave të
Nivelit të Dytë në Shqipëri, ku me origjin nënkuptojmë vendin e
themelimit (për personat juridikë) apo vendlindjen (për personat fizikë)
e subjekteve qe jane aksionerë të bankave, paraqitej si vijon: 12 nga
16 bankat që operojnë në Shqipëri (75%) kanë të gjithë kapitalin me
origjinë nga jashtë territorit të vendit, ndërsa 4 banka (25%) kanë një
strukturë mikse kapitali me aksionarë vendas dhe të huaj. Asnjë prej
bankave që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri nuk kanë të gjithë
kapitalin vendas; Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë një prezencë
kapitali që origjinon nga 16 shtete (duke përfshirë Shqipërinë) dhe 4
rajone.
Kapitali i Aksionarëve të 13 bankave ka origjinë nga vende të
Europës (duke përfshirë Shqipërinë) dhe përbëjnë rreth 68% të totalit
të kapitalit të sistemit bankar në vend. Kapitali i 2 bankave ka
origjinë nga rajoni i Euro-Azisë (Turqi dhe Malajzi) dhe zë rreth 11% të
totalit të kapitalit e shoqëruar nga 2 banka me origjinë kapitali nga
Lindja e Mesme (Arabia Saudite dhe Bahrein) me rreth 3% të totalit. 1
bankë ka aksionarë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe
përbën rreth 4% të totalit të sistemit bankar në vend.
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Në kapitalin e 4 bankave të nivelit të dytë (18% e rasteve) ka prezencë të kapitalit me origjinë nga Shqipëria, e ndjekur nga kapitali me origjinë nga Greqia që ka prezencë në 3 banka (14% e rasteve) dhe kapitali me origjinë nga Italia që ka prezencë në 2 banka (9% e rasteve). Kapitali që ka origjinën nga 13 shtete të tjera (Austri, Zvicër, UK, Gjermani, Francë, Hollandë, Bullgari, Turqi, SHBA, Arabi Saudite, Bahrein, Kuvajt dhe Malajzi) ka prezencë përkatësisht në vetëm nga 1 bankë. 4 banka kanë prezencë mikse kapitali nga 2-3 shtete në të njëjtën kohë.
Nga pikëpamja e vlerës së kapitalit, kryeson kapitali që ka origjnwn nga Greqia me 26.37% të totalit të sistemit bankar, e ndjekur nga Turqia 25% të totalit, Italia me 11.19%, Austria 11.07% dhe Shqipëria me 9.05% të totalit të kapitalit të sistemit bankar. Kapitali aksionar me vlerën më të vogël ka origjinë nga Malajzia me 0.02% të totalit të kaptialit të sistemit bankar, e shoqëruar nga Bahrein me 0.1%, UK me 0.21% dhe Hollanda me 0.96%;
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Bazuar në ekstraktet e QKB, kapitali i bankave ka pësuar ndryshime në pronësi rreth 58 herë në periudhën 1999 – Mars 2017. Arsyet e këtyre ndryshimeve të pronësisë klasifikohen kryesisht ne tre grupe: për shkak të privatizimit (karakteristikë për bankat me kapital shtetëror); për shkak të shitjeve, blerjeve, bashkimeve (karakteristikë për bankat me kapital të huaj); për shkak të rritjeve të kapialit (karakteristikë për bankat me kapital vendas).
Gjatë periudhës 1999 – 2017, banka që ka pasur numrin më të madh të ndryshimeve të pronësisë është Banka Credins me 20 herë e shoqëruar nga Banka Veneto e Banka Intesa Sanpaolo me nga 6 herë, dhe Banka Kombëtare Tregtare me 5 herë. Bankat që skanë bërë asnjë ndryshim pronësie që nga momenti që kanë filluar të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë janë tre: Banka NBG Albania, Banka Alpha Albania dhe Banka e Kreditit e Shqipërisë.
Numri më i madh i ndryshimit të pronësisë së bankave të nivelit të dytë në Shqipëri ka ndodhur në vitin 2012 me 7 herë, i ndjekur nga viti 2009 me 6 herë dhe vitet 2008 e 2015 me nga 5 herë. Që nga ndryshimi i parë i pronësisë së bankave në vitin 1999, vetëm në 2 vite nuk ka pasur asnjë ndryshim pronësie në kapitalin e bankave të nivelit të dytë: 2001 dhe 2002.
Sa i përket destinacionit të ndryshimit të pronësisë së bankave, rezulton se në periudhën 1999 – 2017, në rreth 64% të rasteve ndryshimet kanë qenë brenda të njëjtit vend origjine, ndërsa në 36% të rasteve, pronarët e rinj kanë pasur një vend të ndryshëm origjine.
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA
Origjina e Kapitalit Aksionar te Bankave dhe Frekuenca e Ndryshimit të Pronësisë – Mars 2017
Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA