Të nderuar miq të transparencës dhe të dhënave të hapura, AIS – Open Data Albania ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e DataThon Albania 2025, një maratonë të hapur të analizës së të dhënave me fokus te lidhjet ndërmjet Personave të Ekspozuar Politikisht (PEP) dhe prokurimeve publike, veçanërisht gjatë vitit parazgjedhor 2025.

🗓 Data: Java e fundit e muajit Shtator 2025

📍 Qyteti: Ende për t’u përcaktuar

👥 Pjesëmarrës:

  • Bursistët e programit Open Data Fellowship Youth Empowetment aganst Corruption
  • Gazetarë investigativë, miq dhe bashkëpunëtorë të AIS/Open Data Albania

🔎 Formati i Eventit: DataThon (Data + Marathon)

📊 Qëllimi dhe Metodologjia:Nëpërmjet aksesit të lehtësuar në burime të dhënash dhe analizës së informatave relevante, synojmë të fuqizojmë:

Punën hulumtuese të gazetarëve

Transparencën dhe ndërgjegjësimin publik mbi praktikat e përdorimit të fondeve publike në vit elektoral

Nëse je i/e interesuar të jesh pjesë e kësaj maratone të të dhënave dhe hetimit me ndikim publik:

👉Ngri dorën!

Na konfirmo interesin tënd dhe bëhu pjesë e një rrjeti që fuqizon gazetarinë me fakte dhe të dhëna.

📬 Për më shumë informacion, ndiq njoftimet në Open Data Albania (data.al) .ose kontakto ekipin e AIS [email protected].

Foto ilustrimi DataTHON ne vite te meparshme.