Norma bazë e interesit aktualisht është norma e marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes (REPO) për huadhënien kundrejt kolateralit bankave të nivelit të dytë nga Banka e Shqipërisë.

Kjo normë praktikisht ndikon gjithë normat e tjera në ekonomi.

Tendencat: Norma baze eshte rritur ne periudhat 2001-2002 dhe 2005-2009, dhe është ulur
në periudhat 2003-2005 dhe 2009-2010, në varësi të kushteve ekonomike.

Periudhat 2001-2002, dhe 2005 dhe 2009, kanë qënë periudha me rritje të
lartë ekonomike, e për pasojë për të evituar mbinxehje të ekonomisë, dhe
dalje jashtë kontrolli të inflacionit norma bazë është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë, periudhat 2003-2005 dhe 2009-2010 janë karakterizuar nga
rritje ekonomike të moderuara, me një inflacion nën kontroll, dhe me
kriza të jashtme që mund të kishin pasoja të rëndësishme në ekonominë e
vendit.