Në grafikun pasqyrohet marrëdhënia midis të ardhurave, shpenzimeve korrente dhe shpenzimeve kapitale. Sic mund të shikohet, në periudhën 2000-2004, të ardhurat dhe shpenzimet korrente kanë qënë pothuajse të barabarta.

Madje në vitin 2000 dhe 2003, të ardhurat totale të Buxhetit të Shtetit ishin më të ulta se shpenzimet korrente, cfarë do të thotë se një pjesë e borxhit është përdorur për të mbuluar këtë diferencë. Në kushtet kur një pjesë e investimeve janë me financim të brendshëm, do të thotë se paratë në dispozicion në shpenzimeve korrente janë akoma më të ulta dhe se rritet shuma e borxhit të përdorur për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve korrente.

 

Ndërkohë që situata ndryshon në vitet në vazhdim. Kryesisht pas vitit 2005, të ardhurat totale janë ndjeshmërisht më të larta se shpenzimet korrente. Kjo flet për një buxhet të ardhurash në gjendje të përballoj shpenzimet e tij, për të investuar dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, që borxhi po përdoret për të financuar shpenzime kapitale. Gjithsesi, bie në sy që kjo diferencë zvogëlohet nga 41.6 miliardë në vitin 2009 në 33.5 miliardë në vitin 2010 si pasojë e të ardhurave pothuajse të njëjta të vitit 2010 kundrejt vitit 2009, në një kohë që shpenzimet rriten, reflektim ky i krizës globale dhe efekteve të saj në ekonominë shqiptare.