Agjentët financues, të cilët shpenzojnë për shëndetësinë në një
vend mund të jenë publik ose privat. Sektori publik, nëpërmjet
institucioneve të tij, kryen shpenzime për investime, paga, mirëmbajtje,
rimbursim ilacesh, etj. Ndërsa shpenzimet e sektorit privat janë pagesa
direkte që bëjnë individët për të siguruar shërbimin shëndetësor.

Shpenzimet e sektorit publik për shëndetësinë llogariten si shuma e
buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe e fondeve të kontributeve
shëndetësore. Sasia e financimit që alokon një shtet nga Buxheti i tij
për shëndetësinë është një tregues shumë i mirë i prioritetit që i jepet
këtij sektori dhe akoma më tej i rëndësisë që merr jeta e një shtetasi
në shifrat e Buxhetit.

ODA ka kryer një hulumtim mbi shumat që shpenzojnë vendet e rajonit
nga Buxheti i tyre për shëndetësinë, në raport me shpenzimet totale të
Buxhetit.

 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Vendi që shpenzon më pak nga buxheti i tij për shëndetësinë
është Shqipëria. Në vitet 2003-2006 pesha e buxhetit të alokuar për këtë
sektor, ndaj Buxhetit Total përjetoi rritje, por 2007-a e gjeti
Shqipërinë me një rënie 15% krahasuar me një vit më parë. Vitet 2008 dhe
2009 vazhduan ta shkëputin vendin tonë nga pjesa tjetër e rajonit duke
shpenzuar vetëm 8.4% të Buxhetit për shëndetësinë, krahasuar me një
minimum prej 10.2% që po shpenzonin fqinjët tanë.

Mesatarja e këtij indikatori për vitet 2007-2009, tregon qartë
prioritetin e secilit prej vendeve të rajonit për kujdesin shëndetësor.

 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Shqipëria është vendi që në mënyrë të vazhdueshme ka shpenzuar më
pak nga buxheti i saj për shëndetin. Ky fakt shoqërohet me shpenzime të
larta të sektorit privat. Në kushtet kur shteti nuk paguan një shërbim,
individi paguan drejpërsëdrejti vetë për të. Nëse studiohet pesha që
zënë shpenzimet publike ndaj shpenzimeve totale për shëndetësinë, do të
shikohet se Shqipëria është vendi ku shpenzimet publike zënë peshën më
të vogël. Pra, shqiptarët shpenzojnë më shumë nga xhepi i tyre për
kujdesin shëndetësor se sa fqinjët. Ndërkohë, Kroacia është vendi që
shpenzon më shumë nga buxheti për shëndetësinë. Në fakt, edhe shpenzimet
private të individëve janë më të ultat në rajon.


 

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Komentet dhe përpunimi: ODA

Shpenzimet per shendetesine si % e PBB