Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi për herë të parë në Shqipëri një event  të rëndësishëm dhe tepër inovativ: Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana. Kjo Maratonë e Open Data dhe Open Knowledge është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë kryeqyteteve Evropiane. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave.

Open Data Albania  tashmë është edhe promotor i Maratonës së Open Data (Data Marathon) që do të organizohet në datën 20 dhjetor 2011 në Tiranë. Maratona e të dhënave të hapura këtë vit ka në fokus Studentët dhe zhvillohet në tërësinë e disa aktiviteteve të Open Data Albania në Universitete.

Ne rrjedhën e Hackathoneve botërore, Open Datathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar vizualizime dhe botuar analiza duke përdorur te dhënat e hapura.

Kjo behet me qellim qe të tregohet suport dhe te nxitet adoptimi i politikave për te dhëna te hapura nga Qeveria dhe institucionet kombëtare e lokale. Ky aktivitet u zhvillua nga Instituti Shqiptar i Shkencave, me mbështetje financiare te Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, SOROS dhe mikpritës Fakultetin e Ekonomisë ne Universitetin e Tiranës.

Në Maratonë konkuruan 21 studentë me 12 aplikime/analiza me tema tepër interesante të fushave Ekonomi; Politika Sociale; Teknologji të Reja, Demografi, Politika Shëndeti etj. Në Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurentëve nga Kosova.

Shpallja e cmimeve në Open Datathon Albania, 20 dhjetor 2011.