Prokuroria ka dhënë urdhër arresti pak ditë më parë për administratorin e kompanisë Vllaznia SHPK për veprime që përkojnë me ndërhyrje dhe fiktivitet në gara të prokurimeve publike, ndërsa Autoriteti i Prokurimeve e ka shpallur fitues këtë kompani për një tender me vlerë 30.8 milion lekë.
Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania bën publike tenderin e dhënë për këtë kompani si dhe vlerën përkatëse.

“Pak ditë më parë prokuroria arrestoi administratorin e Kompanisë Vllaznia shpk për veprime që përkojnë me ndërhyrje dhe fiktivitet në gara të prokurimeve publike. Po këtë javë Autoriteti i Prokurimeve shpall fitues këtë kompani për një tender me vlerë 30.8 milion lekë.

Tenderi përkon me Rikonstruksion të Rrugës Ruzhdie Gjinoqar dhe ka financim të shtrirë në dy vite 2016 dhe 2017. Buxheti është nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për bashkinë Patos. Në këtë tender marrin pjesë 12 konkurrent, por fitoi kjo kompani në bashkëpunim me një operator tjetër.

 Kriter për pjesëmarrje në tender është edhe dëshmia e penalitetit e administratorit të firmës. Por ndërkohë që ky administrator është nën akuzë për ndërhyrje dhe fiktivitet në garë, a vlen ky kriter edhe për procedurën e nënshkrimit dhe zbatimit të kontratës.

 Po kjo kompani ka në zbatim me pushtetin lokal edhe 3 kontrata të tjetra për Investime Publike, në total janë katër ku dy janë në bashkëpunim.”- raporton drejtoresha e Open Data Albania.