Katër kompanitë, administratorët e të cilëve u arrestuan një ditë më parë veç drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë historik tenderësh edhe me institucione të tjera shtetërore. Gjatë monitorimit në dy portale si Open Procurement – Monitorim i Prokurimeve të Njësive të Qeverisjes vendore, dhe Spending Data Albania me rubrikën Transaksione thesari rezulton:

Vllaznia shpk NIPT K11507003S është kontraktoi më i madh i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për furnizime me ushqime për mensat në periudhën 1 janar 2015 deri 1 korrik 2016. Në total gjatë kësaj periudhe kjo kompani ka përfituar nga kontrata publike (para publike) vlerën prej 341 126 833 lekë. Interesant paraqitet fakti që e njëjta kompani operon si në furnizime ushqimore edhe në punë publike investime apo në furnizime lëndë djegëse http://www.spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/perf_id/VLLAZNIASH.P.K/vlera/5%20100

Vllaznia shpk ka dy kontrata publike me institucione të njësive të qeverisjes vendore, një për furnizime me ushqime Shkolla Luigj Gurakuqi Tiranë, dhe një për asfaltim sistemim bashkia Krujë lista http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/corporate_id/K11507003S?

M. B. Kurti Nipt J64103483H është kompania që ka vazhdimisht numrin më të madh të tenderëve  të fituar që një biznes ka me njësi të qeverisjes vendore Bashki. Që prej 20 korrikut 2015 (mandatet e kryebashkiakëve të rinj) kjo kompani ka nënshkruar 23 kontrata me njësi apo institucione të qeverisjes lokale si: Bashkia Lushnjë, Bashkia Kavajë, Bashkia Sarandë, Agjencia e Parqeve dhe rekreacionit Tiranë, , Bashkia Pustec, , Bashkia Mat, Bashkia Kuçovë, Bashkia Patos etj.

Kontratat janë fituar kryesisht si rrjedhojë e një procesi jo të hapur por me Kërkesë për Propozim. Karakteristike është se e njëjta kompani kontraktohet edhe për furnizim mallrash ushqimore, lëndë djegëse gaz dhe dru, shitblerje makinash apo mjetesh, e transport për nxënësit dhe mësuesit. Lista e kontratave të një viti me Njësi të qeverisjes vendore është e aksesueshme tek ky Link: http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/corporate_id/J64103483H? Tenderat e saj janë kryesisht procedura Kërkesë për Propozim, procedurë me rreth të limituar konkurrentësh.

Po kjo kompani sipas Transaksione Thesari rezulton të jetë përfituese nga para publike për periudhën 1 janar 2015 deri 1 korrik 2016 për 493 transaksione me vlerë totale prej 172 521 670 Lekë. Lista e transaksioneve http://www.spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/perf_id/M.B.KURTI

DOGEL me NIPT K59418208E ka në harkun kohorë 1 janar 2015 deri 1 korrik 2016 një numër prej 72 transaksionesh, me vlerë totale prej 142 811 119 lekë.

Kjo kompani ka vetëm tre kontrata publike me institucione të pushtetit lokal, të treja me Drejtorinë e Konviktit Shkolla Mesme Tiranë.

NELSA shpk NIPT J71601012S, ka në harkun kohor të 1 janar 2015 deri 1 korrik 2016 një numër prej 187 transaksionesh me një vlerë prej 100 505 080 lekë. /Open Data