Procesi i privatizimit te aseteve publike rrit investimet e huaja sjell me shume para per buxhetin e shtetit dhe nje zhvillim te metejshem te sipermarrjes private. Kjo konstatohet nga shifrat e ketij sektori dhe rritjen e te ardhurave te cilat financojne deficitin e buxhetit. Adresa ne rrjet Open.Data.Al ka publikuar te ardhurat ne vite nga privatizimet. Nga grafiku duket qarte ndikimi i te ardhurave ne financimin e deficitit te buxhetit.

Gjate vitit 2011 qeveria parashikon te privatizoje rreth 1280 objekte qe nuk shfrytezohen me dhe pjesen e mbetur te aksioneve qe zoteron ne kompani strategjike si ALBTELEKOM INSIG ish-OSSH dhe AMC.Nga privatizimi pritet te injektohen kapitale te reja financiare ne treg te ulen kostot dhe te rriten investimet e huaja ne vend. Bazuar ne tabelen fiskale te Buxhetit te Konsoliduar ishte parashikuar qe gjate ketij viti te arrihej ne rreth 300 milion leke nga privatizimet por duke bere nje perllogaritje te thjeshte kjo shume tejkalohet me dhjetera here.

Po te shohim ecurine e privatizimeve ne vendin tone gjate vitit 1993 – 1999 te ardhurat kane qene shume te ulta per faktin se ato lidheshin kryesisht me ndermarrje dhe asete te vogla. Pas vitit 2000 kohe qe u mundesua privatizimi i sherbimeve te rendesishme te cilat me pare ofroheshin nga shteti te ardhurat kane qene te larta duke u kthyer ne nje ze te rendesishem per perballimin e deficitit te buxhetit.

Ne vitin 2000 te ardhurat nga privatizimet arriten ne 8.9 miliard leke dhe financuan 22 te deficitit. Gjate ketij viti u krye privatizimi i pare i rendesishem ai i bankes kombetare tregtare.Ne vitin 2001 privatizimet u rriten me 43 perqind dhe financuan 30 perqind te deficitit te buxhetit.

Viti 2002 dhe 2003 shenuan nje mesatare te ulet te privatizimeve dhe rrjedhimisht nje renie te te ardhurave.

Viti 2004 shenon te ardhura te larta nga privatizimet. Ne kete kohe u privatizua ish banka e kursimeve dhe nga keto para u perballua nje pjese e deficitit dhe u reduktua borxhi publik. Procesi i privatizimeve te ndermarrjeve shteterore rikthehet ne vitin 2007 duke realizuar privatizimin e shoqerise ALBTELEKOM. Viti 2008 pasohet me nje renie ne te ardhurat nga rpivatizimi edhe pse keto te fundit ishin ne nje mase te kenaqshme.

Tani kishte ardhur radha e ARMO-s qe te transferohej drejt sektorit privat. Viti 2009 ka shenuar piken me te larte te te ardhurave nga procesi i privatizimit. 25 miliard leke sherbyen per financimin e deficiti te buxhetit dhe shitja e 76 perqin e aksioneve te ish Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ishte ngjarja kryesore.

Gjate vitit 2010 u fol gjate per privatizimin e godines se ish Hotel Dajtit nga Banka e Shqiperise me nje shume qe arriti ne 30 milion euro.