Ballkani mbetet një vend me politika burrërore. Në vende si Turqia, Mali i Zi, Hungaria apo Shqipëria, gratë janë të përfaqësuara shumë dobët në politikën parlamentare dhe në vendimmarrje. Sipas një hulumtimi në nivele krahasimore, Shqipëria edhe në fushatën zgjedhore 2011 ka pak gra kandidate dhe kryesisht në zona mjaft të vështira elektorale.

Sipas hulumtimit të realizuar në mënyrë paradoksale, Shqipëria pjesëmarrjen më të lartë të femrave në parlament e ka shënuar para viteve 1990. Zhvillimet politike të pas 90-tës kanë shënuar ulje të pjesëmarrjes së femrës në Kuvend. Për të arritur minimumin në vitet 2000-2004 me 5.7 përqind.
 
Ndërkohë që përmirësim kanë sjellë zgjedhjet e vitit 2009 me 16.4 përqind të numrit të vendeve të rezervuara nga femrat por sërish shumë larg standartit të vendosur prej 30 përqind të përfaqësimit të femrave në politikë dhe vendimmarrje.